Një i mitur është sulmuar fizikisht nga tre persona të mitur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Sipas policisë së Kosovës viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor derisa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur. Viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.