Një përleshje mes disa personave ka ndodhur të premten mbrëma në rrugën “Anton Çetta” në Prishtinë, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30.
Sipas informatave fillestare, viktima ka marrë trajtim mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.







