TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Përleshje me armë në Doganaj të Ferizajt, dy të plagosur – përfshihet edhe një zyrtar policor

Një përleshje me armë zjarri ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Doganaj të Ferizajit. Dy persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një zyrtar policor jashtë detyrës. Prokuroria ka ndaluar katër persona të dyshuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

nga tëvë1
6 orë më parë
1 0
A A

Autori: Jona Kelmendi

Zhurma e armëve të zjarrit u dëgjua në orët e para të mëngjesit në fshatin Doganaj të Ferizajit.

Në këtë përleshje u përfshin katër persona, njëri nga ta zyrtar policor, që ishte jashtë detyrës zyrtare.

Ky i fundit dhe një qytetar kanë mbetur të plagosur.

Fillimisht të dy janë pranuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

E me pas nga aty, të plagosurit janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për një trajtim të mëtejmë mjekësor.

Naser Syla mjek kujdestar në QKUK konfirmoj për televizionin se dy të lënduarit kanë marrë plagë nga armë zjarri dhe se njëri është dërguar në klinikën e kirurgjisë torakale, ndërsa tjetri në klinikën e ortopedisë.

Megjithatë gjendja e tyre është stabile.

Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës,  në bazë të hetimeve fillestare ngjarja dyshohet të ketë nisur si një mosmarrëveshje në trafik, që më pas përfundoi në një incident të gjuajtjes me armë.

“Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri – njëra armë zyrtare revole e llojit Glock 19, një revole Zastava, 16 gëzhoja dhe një predhë.

Pas kontakteve me  Prokurorinë Themelore në  Ferizaj e cila është njoftuar për të gjitha veprimet fillestare hetimore, janë arrestuar katër të dyshuar (zyrtari policor dhe tre qytetarë të dyshuar) kurse të njëjtëve me vendim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.Bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarit policor të përfshirë në këtë rast”, thuhet në komunikatën e IPK-së

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka sqaruar veprimet e ndërmarra ndaj katër të arrestuarve.

“Prokuroria Themelore ne Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim te Prokurorit të Shtetit të Departamentit te Krimeve të Rënda, ka ndaluar ne kohezgjatje prej 48-orësh, kater (4) persona te dyshuar me inicialet: A.S., L.V., Sh.L., dhe L.K., per shkak të dyshimit te veprave penale “Vrasja ne tentative”,”Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të pergjithshëm” dhe “Pjesëmarrja ne rrahje” sipas Kodit Penal te Republikes se Kosoves”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës dhe njësit e tjera policore pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga kriza në marrëveshje? Nimani flet për ofertat që po diskutohen me Kurtin

Nga kriza në marrëveshje? Nimani flet për ofertat që po diskutohen me Kurtin

A do ta pranojë Limaj ofertën? Spahiu: Kurti i ofroi tri ministri

A do ta pranojë Limaj ofertën? Spahiu: Kurti i ofroi tri ministri

Pritje më të gjata te “Dheu i Bardhë” për hyrje në Kosovë – pikat e tjera kufitare të qeta

Pritje më të gjata te “Dheu i Bardhë” për hyrje në Kosovë – pikat e tjera kufitare të qeta

LDK zyrtarizon Kastriot Shabanin për Shtimën: Gati për sfidën lokale

“Info Nata”- 21.07.2025

Mediat amerikane: Sunny Hill më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

Mediat amerikane: Sunny Hill më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

Musliu: Milan Radoiçiq ka shpërblyer me një banesë Aleksandar Arsenijeviqin në Vrnjacka Banja

Musliu: Milan Radoiçiq ka shpërblyer me një banesë Aleksandar Arsenijeviqin në Vrnjacka Banja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X