TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përkujtohet mjeku i parë i UÇK-së, në përvjetorin e 28 të zhdukjes

Në 28-vjetorin e zhdukjes së mjekut të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Shala, u mbanë homazhe pranë shtatores së tij. Në këtë ditë, iu bë thirrje instutucioneve të bëjnë më shumë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

by Adea Mustafaj
2 orë ago
0 0
A A

Më 10 prill të ’98 ishte nisur nga Drenasi për në Prishtinë.

Por mjekut të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hafir Shala, rruga i ishte ndalur në gjysmë.

Ai ishte arrestuar nga policia serbe, e që atëherë, ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Që nga zhdukja e tij, këtë të premtë shënohen 28 vjet.

Në këtë përvjetor, oborri i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Drenas, u mbush plot.

Të pranishëm aty ishin familjarë e qytetarë të shumtë, të cilët bënë homazhe.

Për zbardhjen e fatit jo vetëm të Shalës, por edhe shumë të zhdukurve të tjerë, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u zotuan se do të angazhohen.

“E kemi thënë gjithmonë dr. Hafir Shala, të zhdukurit me forcë dhe të gjithë të rënit në altarin e lirisë kanë lënë një amanet, dhe ajo është liria që po e gëzojmë sot. Është obligimi ynë si Komision qeveritar të ndriçojmë të vërtetën, të mësojmë fatin dhe vendndodhjen, dhe do të angazhohemi të mësojmë fatin”, tha Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Për homazhe, i pranishëm ishte edhe kryetari i Drenasit.

“Unë doktor Hafir Shalën e kujtoj si njeri të urtë, si një njeri që ka vu përmbi kurrizin e tij gjithçka për lirinë e Kosovës dhe në shërbim të qytetarëve të Drenasit. Mbaj mend të gjitha peripecitë, përpjekjet, problemet që ka pas me pushtetin në faza të ndryshme. U dënua me shumë vite bashkë me vëllaun tem, ka këtu edhe bashkëvuajtës të tij”, tha i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci tutje kërkoi që institucionet të ngulin këmbë ma shumë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“Po shpresoj shumë që institucionet tona të ngulin këmbë ma shumë te institucionet ndërkombëtare dhe ato serbe që ta gjejmë trupin e tij dhe gjithë atyre që nuk janë në mesin tonë”, tha ai.

Më 17 korrik të 2025-tës, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim Sllavisha Filiq, për rrëmbimin dhe zhdukjen e mjekut Shala gjatë luftës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Kosovë

Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Kosovë

Thaçi nga Haga: Historia e Kosovës është e dokumentuar dhe nuk mund të rishkruhet

Thaçi nga Haga: Historia e Kosovës është e dokumentuar dhe nuk mund të rishkruhet

Nis takimi mes Osmanit dhe Krasniqit

Çka nëse presidenti nuk zgjidhet as brenda 6 muajsh?

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

A e ulë rrezikun nga demenca konsumimi i ushqimeve bimore? – Ja çka thotë studimi

A e ulë rrezikun nga demenca konsumimi i ushqimeve bimore? – Ja çka thotë studimi

Thaçi nga Haga: Historia e Kosovës është e dokumentuar dhe nuk mund të rishkruhet

Thaçi nga Haga: Historia e Kosovës është e dokumentuar dhe nuk mund të rishkruhet

Nis takimi mes Osmanit dhe Krasniqit

Çka nëse presidenti nuk zgjidhet as brenda 6 muajsh?

Përkujtohet mjeku i parë i UÇK-së, në përvjetorin e 28 të zhdukjes

Përkujtohet mjeku i parë i UÇK-së, në përvjetorin e 28 të zhdukjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën