Sot në Bujanoc është mbajtur një tubim përkujtimor, në nderim të Komandant Lleshit.
Kryetari i komunës, Arbër Pajaziti e ka konsideruar tubimin të paharruar, dhe i ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan që në Bujanoc të shënohen “Ditët e Komandant Lleshit”.
“Komandant Lleshi meriton ngjarje të tilla. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të nderuar veprën, sakrificën dhe idealin e tij”, ka shkruar Pajaziti në profilin e tij në Facebook.
Ditë më parë është vandalizuar një njoftim i vendosur në Bujanoc për shënimin e manifestimit Ditët e Komandant Lleshit”.