TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Përkujtohet heroi Mensur Zyberaj, Latifi: 28 maji u skalit me shkronja gjaku në histori

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
​Përkujtohet heroi Mensur Zyberaj, Latifi: 28 maji u skalit me shkronja gjaku në histori

Me rastin e 24-vjetorit të rënies së heroit të kombit, Mensur Zyberaj sot në Rahovec u bënë homazhe te busti i heroit. Po ashtu, u shënua dita e Qendrës Kulturore që mban emrin e heroit “Mensur Zyberaj”.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi deklaroi se heroi Mensur Zyberaj ishte ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së.

Ai tha se 28 maji është skalitur me shkronja gjaku në historinë e qytetarëve të Rahovecit.

“Sot po kremtojmë një ngjarje e rëndësishme për kulturën në komunën e Rahovecit. 28 maji është skalitur me shkronja gjaku në historinë e popullit të Rahovecit dhe të popullit shqiptar, ngase në këtë datë të vitit 1999 në fushë të nderit ranë shumë dëshmorë në betejën e ashpër dhe të pabarabartë që u zhvillua në zonën e Mileskës, në trekëndëshin Pojatat e Mullaabazëve – Krushë e Madhe- Qëndresë (ish Randobrava). Beteja e majit mori përmasa gjaku e heroizmi, ngase në fushë të nderit ranë shumë dëshmorë, ndër të cilët edhe njëri ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së në rajonin e Anadrinisë, respektivisht Zonës Operative të Pashtrikut, Heroi i Kombit Mensur Zyberaj.”, tha ai.

Latifi tha se në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj” mblidhen për të evokuar kujtime e për të mbajtur aktivitete të ndryshme, qendër në të cilën të rinjtë zhvillojnë talentet, për të cilat siç u shpreh ai, luftuan e ranë dëshmorët tanë.

“Qendra e kulturës, që mban emrin e këtij protagonisti të madh të luftës tonë për liri, është vendi ku ne shpesh mblidhemi për të evokuar kujtime, për të shënuar ngjarjet e rëndësishme të historisë e kulturës tonë, për të mbajtur aktivitete kulturore, rinore e shoqërore. Është kjo qendër ku njerëzit hyjnë e dalin dhe gjithmonë diçka sjellin e diçka marrin. Pra, është një qendër ku gravitojnë grupe artistësh, ku të rinjtë e të rejat zhvillojnë talentet e tyre dhe ku njerëzit e shijojnë lirinë. Zaten për këtë edhe luftuan e ranë dëshmorët tanë. Prandaj, është një nga detyrimet tona morale e institucionale që të ofrojmë më shumë mundësi për njerëzit tanë, duke synuar që jeta dhe veprat e dëshmorëve të jenë fanar ndriçues në rrugën tonë kah përparimi. Vetëm në këtë mënyrë merr kuptim dhe peshë rënia e tyre.”, u shpreh ai, shkruan KP.

Ai shtoi se se organizimi i sa më shumë festave e ngjarjeve kulturore në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj”, jo vetëm që përbën thelbin e ekzistimit të qendrës së kulturës, por është edhe mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin për të rënët.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dina u shpreh se më 28 maj i prezantojnë të arriturat e qendrës kulturore, që mban me krenari emrin e heroit Mensur Zyberaj.

Ai paraqiti disa nga arritjet e drejtorisë së udhëheq.

“28 maji është dita ku ne prezantojmë para jush arritjet dhe synimet tona të Qendrës së Kulturës që mban me krenari emrin e njërit prej heronjëve të luftës sonë çlirimtare, Mensur Zyberaj. Thënë me pak fjalë, është ruajtëse e vlerave tona kulturore dhe që me përkushtim po përpiqemi të përmbushim jetën kulturore, rinore e sportive në komunën e Rahovecit.”, tha ai duke treguar organizimet që kanë bërë që nga fillimi i vitit.

Me rastin e shënimit të ditës së Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj” u interpretuan këngë e poezi. Ndër personat që interpretuan ishte edhe vajza e heroit Mensur Zyberaj, Flaka.

Tags: Ismail LatifiMensur ZyberajRahovec
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla: Pjesë e shpërthimeve në veri janë disa ish-zyrtarë të Policisë që dhanë dorëheqje

Sveçla pas arrestimit të kolonelit: S’ka vend për kriminelë në radhët e Policisë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë, arrestohen pesë persona

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zhduket një vajzë në Drenas, dyshohet se është rrëmbyer

Vuçiqi synon të takojë Putinin në Pekin

Vuçiqi synon të takojë Putinin në Pekin

Sveçla: Pjesë e shpërthimeve në veri janë disa ish-zyrtarë të Policisë që dhanë dorëheqje

Sveçla pas arrestimit të kolonelit: S’ka vend për kriminelë në radhët e Policisë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë, arrestohen pesë persona

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zhduket një vajzë në Drenas, dyshohet se është rrëmbyer

Jashari këtë javë prezantohet te Milani

Jashari këtë javë prezantohet te Milani

Fluksi aktual i pritjeve nëpër pikat e kalimit kufitar

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X