TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Përkujtohen 14 ushtarët britanik që humbën jetën në Kosovë

nga Lindrit Zejnullahu
3 vjet më parë
0
A A
​Përkujtohen 14 ushtarët britanik që humbën jetën në Kosovë

Të pranishëm në ceremoni, krahas ambasadorit Nicholas Abbott ishin edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, si dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilët kanë bërë homazhe te memoriali kushtuar ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar të rënë në misionin e tyre paqeruajtës në Kosovë.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot e vlerësoi këtë ditë si një rast të veçantë për të kujtuar sakrificën e gjithë atyre që luftuan dhe vazhdojnë të luftojnë për liri, derisa përmendi edhe luftën në Ukrainë.

Reklamë

“Ky është gjithmonë një rast i veçantë, mendoj, për mua, si ambasador britanik. Gjithmonë i veçantë për shkak të gjithçkaje që sjellë me vete, të gjitha kujtimet e asaj që ka ndodhur në të kaluarën, por gjithashtu mendoj, veçanërisht këtë vit, duke kuptuar se lufta po ndodh përsëri në Evropë dhe duke parë se çfarë po ndodh në Ukrainë, po kujtojmë jo vetëm sakrificën e atyre që kanë ardhur para nesh, por edhe sakrificën e atyre që po luftojnë tani, po luftojnë për lirinë e tyre, për pavarësinë e tyre. Ndaj, shpresoj që edhe ata të jenë sot në mendjen tuaj”, tha Abbot.

Nënkoloneli dhe përfaqësuesi i lartë kombëtar për forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Benjamin Ingham tha se është e domosdoshme të kujtohet edhe angazhimi i gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura, jo vetëm atyre që humbën jetën por edhe atyre që shërbejnë në operacionet ushtarake.

“Sot është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm për pjesëtarët e forcave të armatosura britanike që janë sot në Kosovë, por edhe për të gjithë pjesëtarët e forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që festojnë ceremoninë e Ditës së Përkujtimit sot. Është e domosdoshme që të kujtojmë përkushtimin vetëmohues dhe angazhimin e të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura, jo vetëm atyre që humbën jetën, por edhe atyre që shërbejnë në operacionet ushtarake”, tha Ingham.

Kapelani Rev Dr Gary Watt tha se shumë njerëz vijnë në Kosovë për të shijuar natyrën në male, të cilët përballen me sfidë teksa ngjiten në to.

“Shumë njerëzve u pëlqen të vijnë në Kosovë, të ngjiten në male dhe të përballen me një sfidë. Nuk e di nëse e bëni këtë këtu, por në Skoci, kur njerëzit ngjiten në male, ata në majë të malit mbledhin disa gurë dhe i vendosin njëri mbi tjetrin si shenjë kujtimi, si shenjë se në atë vend është arritur diçka. Është mjaft e vështirë të ngjitesh…sidomos në moshën time, nuk është gjëja më e lehtë në botë për ta bërë, dhe është mirë mund të lëni një shenjë për këtë sepse kur njerëzit dalin në atë mal, ata mund t’i shohin gurët atje dhe të thonë se njerëzit e tjerë kanë kaluar në këtë shteg, kanë qenë këtu më parë, që njerëz të tjerë janë ngjitur në këtë mal dhe ata kanë arritur të njëjtën sfidë si unë”, tha ai.

Ndërkohë, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook se u bashkuan me aleatët tonë strategjik, në shënimin e Aktit të Përkujtimit, ditë kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot

Nesër temperaturat deri në 30 gradë Celsius

AKB paralajmëron për krizën e energjisë që po prek bizneset në vend

AKB paralajmëron për krizën e energjisë që po prek bizneset në vend

Ilir Kulla: Takimi Trump-Putin, fokus më shumë te Kina – Ukrainës i jepet vetëm një shans për paqe

Ilir Kulla: Takimi Trump-Putin, fokus më shumë te Kina – Ukrainës i jepet vetëm një shans për paqe

11 autobusë të një kompanie dëmtohen në parkingun e Junikut- Policia nis hetimet

11 autobusë të një kompanie dëmtohen në parkingun e Junikut- Policia nis hetimet

Moti sot

Nesër temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Trump thotë se udhëheqësit duhet të diskutojnë “shkëmbimet e mundshme të territorit”

Trump thotë se udhëheqësit duhet të diskutojnë “shkëmbimet e mundshme të territorit”

Udhëheqësit gjermanë dhe francezë në Shtëpinë e Bardhë insistojnë për një armëpushim

Udhëheqësit gjermanë dhe francezë në Shtëpinë e Bardhë insistojnë për një armëpushim

AKB paralajmëron për krizën e energjisë që po prek bizneset në vend

AKB paralajmëron për krizën e energjisë që po prek bizneset në vend

Ilir Kulla: Takimi Trump-Putin, fokus më shumë te Kina – Ukrainës i jepet vetëm një shans për paqe

Ilir Kulla: Takimi Trump-Putin, fokus më shumë te Kina – Ukrainës i jepet vetëm një shans për paqe

Zelenskyy diskuton garancitë e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë

Zelenskyy diskuton garancitë e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë

Fillon takimi multilateral në Shtëpinë e Bardhë

Fillon takimi multilateral në Shtëpinë e Bardhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X