Shkruan: Bashkim Kajdomçaj
Disa individë pas përfundimit të ndeshjes, Kosovë – Turqi, ngritën dyshime e akuza ndaj kapitenit te Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Të thuash gjëra të pabaza deri në linçim publik, është turp. Duhet përgjegjësi, për shpifje e denigrim të personalitetit në këtë rast.
Muriqi, si kapiten udhëhoqi ‘anijen’ e Kosovës, drejt finales, ëndrrës për Botëror, suksesit më të madh të Kosovës që nga pranimi në UEFA e FIFA.
Tentimi për të hedhur baltë mbi figurën e kapitenit, dëmton jo vetëm imazhin e tij, por dhe të bashkëlojtarëve e të gjithë “Dardanëve”.
Kosova është krenare me djemtë, që si Vedati shkruan historinë e futbollit kosovar.
Kokën lart kapiten !
*Autori është gazetar shumëvjeçar dhe kontribuues i sportit










