TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Perimet për turshi, “të paprekshme”, një kg speca tani po kushton deri në 1.5 euro

nga tëvë1
13 Shtator, 2023
0
A A
Këtë vit intersim më i vogël nga qytetarët për përgaditje të turshive

“Për mua janë të paprekshme… Duhet t’i lë të gjitha”, thotë Sali Aliu teksa shikon çmimet e perimeve në Tregun e Gjelbër në Prishtinë.

“Çka të bëj”, pyetet pensionisti nga Podujeva, i cili merr rreth 200 euro në muaj.

Në këtë periudhë të vitit, qytetarët e Kosovës zakonisht furnizohen me perime për turshi, por çmimet e tyre sivjet kanë befasuar shumë nga ta.

“Vitin e kaluar, nëse i ke marrë specat me thes [3 kilogramë], kanë kushtuar prej 1.5 deri në 1.8 euro. Sivjet, 3 euro e gjysmë është thesi i njëjtë, me kilogramë të njëjtë. Domatet… vjet i kemi marrë me 60 deri në 70 centë për kilogram. Sivjet i ke 1.2 deri në 1.5 euro”, thotë Amir Simnica nga Prishtina.

Bashkëqytetarja e tij, Mirishahe Stublla, thotë se vitin e kaluar ka siguruar dhjetë thasë me speca, domate, tranguj, hudhër, majdanoz e të tjera për 30 euro. Me këto para thotë se sivjet nuk arrin ta marrë as gjysmën e këtyre furnizimeve.

Duke folur Visar Hajdari, i cili shet produkte të ndryshme bimore në tezgën e tij, bën disa krahasime:

“Pasuli, vitin e kaluar, ka qenë 2.5 deri në 4 euro, ndërsa sivjet është 4 euro [për kilogram]. Hudhra, vitin e kaluar, ka qenë 5 euro, sivjet është 6 euro. Mjalti, vjet, ka qenë 8 euro, sivjet është 15 euro. Mielli i misrit, vjet, ka qenë 80 centë, sivjet është 1.3 euro”.

Rritjen e çmimeve e konfirmojnë zyrtarisht edhe të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ato tregojnë se çmimi i perimeve në gusht të këtij viti, është rritur për 28 për qind, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ndërsa çmimi i pemëve është rritur për 11.4 për qind. Buka dhe drithërat janë shtrenjtuar për 4.5 për qind, mishi për 3.8 për qind, ndërsa qumështi, djathi dhe vezët për 2.4 për qind.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe pushtimit rus të Ukrainës, çmimet gjetiu në botë janë rritur, sidomos më 2021 dhe 2022, për të hyrë pastaj në një trend të stabilizimit.

Vitin e kaluar, Kosova e ka përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Tahir Tahiri, udhëheqës i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, thotë se rendimentet e ulëta nga prodhuesit vendorë kanë ndikuar në ngritjen e çmimeve të produkteve bujqësore, sidomos të perimeve dhe pemëve.

E, në uljen e rendimenteve, thotë ai, ka ndikuar vonesa e mbjelljes dhe kultivimit, për shkak të shirave gjatë gjithë muajve të pranverës.

“Bujqit e shfrytëzojnë shansin për t’i ngritur çmimet, jo vetëm pse ka prodhimtari të paktë dhe me rendimente të ulëta, por edhe për shkak të kostos së prodhimtarisë. Në kushte të vështira klimatike duhet të investohet më shumë. Kostoja e prodhimtarisë rritet, sepse duhet të merren masa mbrojtëse. Pra, kostoja e prodhimtarisë e ka kushtëzuar bujkun që t’i ngritë çmimet e këtyre produkteve bujqësore”, thotë Tahiri për REL.

Ai shton se për shkak të prodhimtarisë më të ulët vendore, tregtarët edhe kanë importuar produkte bujqësore – po ashtu me çmim më të lartë se vitin e kaluar.

Kosova importon pjesën më të madhe të produkteve, qofshin ushqimore apo të tjera.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në vitin 2022, vlera e mallrave të importuara ka qenë mbi 5.6 miliardë euro. Ndërsa, në periudhën janar-korrik të këtij viti janë importuar produkte në vlerë prej rreth 3.3 miliardë eurosh.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se ngritja e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm paralajmëron rritjen potenciale të inflacionit.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vëmendshme dhe të gjejë forma që t’i ndihmojë qytetarët, përfshirë edhe prodhuesit.

“Për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve ka humbur vlera e parasë. Si Qeveri, duhet ta mendojë mënyrën se si të rritet vlera e parasë, në mënyrë që te qytetari të mos vërehet mungesa e ndonjë artikulli.

Shportën që e ka blerë vitin e kaluar 500 euro – po them në mënyrë hipotetike – sivjet ta blejë me 600 euro, por me një ndihmesë në formën e rritjes së pagës, subvencionit të përkohshëm…”, thotë Rafuna.

Paga mesatare në Kosovë është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro.

Në gushtin e vitit 2022, inflacioni në Kosovë ka qenë 13 për qind, ndërsa gushtin e kaluar ishte 3.2 për qind.

Rafuna thotë se nëse Qeveria nuk mund të sigurojë rritje pagash ose subvencione për qytetarët, atëherë mund ta reduktojë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për një gamë të gjerë të produkteve esenciale.

Sipas tij, Qeveria e ka të pamundur të ndikojë në çmimet në treg, për shkak të ekonomisë së tregut të lirë.

Projektligji për çmimet tavan, i hartuar nga Qeveria e Kosovës tetorin e vitit të kaluar, nuk është mbështetur nga partitë opozitare.

Redaksia pyeti Qeverinë e Kosovës nëse ka mundësi të ndërmarrë ndonjë masë për zbutjen e inflacionit dhe efektit të ngritjes së çmimeve të produkteve esenciale, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Me qëllim që t’ua lehtësojë përballimin e inflacionit, Qeveria, gjatë vitit të kaluar, ka ndarë disa herë shtesa për kategori të ndryshme sociale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një person në Kamenicë gjen marihuanë të fshehur në veturën e tij

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Erdogan shprehet i gatshëm të pres bisedimet direkte Ukrainë-Rusi

Erdogan shprehet i gatshëm të pres bisedimet direkte Ukrainë-Rusi

Papa bën thirrje për ndalimin e luftës në Gaza dhe Ukrainë

Papa bën thirrje për ndalimin e luftës në Gaza dhe Ukrainë

KQZ publikon shifrat, rreth 33% pjesëmarrja deri në orën 15:00

KQZ publikon shifrat, rreth 33% pjesëmarrja deri në orën 15:00

Sulmet izraelite në Gaza lënë të vrarë të paktën 10 persona, gjysma prej tyre fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza lënë të vrarë të paktën 10 persona, gjysma prej tyre fëmijë

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një person në Kamenicë gjen marihuanë të fshehur në veturën e tij

Kryetari i Bashkisë së Tiranës voton nga paraburgimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës voton nga paraburgimi

Shqipëria voton, 30.45% pjesëmarrja deri në orën 14:00

Shqipëria voton, 30.45% pjesëmarrja deri në orën 14:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X