Ka përfunduar një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje, ka njoftuar Radio Evropa e Lirë.
Ende nuk ka detaje ka nga takimi.
Paraprakisht, Lajçaku zhvilloi takime të ndara dypalëshe me Petkoviqin dhe Bislimin.