Gjatë kësaj seance, i akuzuari Dardan Krivaqa është mbrojtur në heshtje, ndërsa Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm, shkruan teve1.info
Në gjykatore i akuzuari për vrasje dhe dhunim, Dardan Krivaqa, u soll me jelek antiplumb.
Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar ka ngritur aktakuzë ndaj Krivaqës dhe Sejdiut, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021.
Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.
Në fillim të këtij muaji u publikua edhe dosja e plotë e prokurorisë në rastin e Marigona Osmanit, ku përshkruheshin dëshmitë se si 18-vjeçarja ishte dhunuar e më pas kishte vdekur.
Lëndimet e shumta apo siç thuhet në raport ‘poli trauma’, ka bërë që të vihet deri të vdekja e tanimë të ndjerës. /Teve1.info/
https://teve1.info/lajmet/krivaqa-fillon-te-qaje-kur-pyetet-rreth-fajesise-smuj-me-thane-qe-jam-i-pafajshem-ama-se-di/