TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përfundon numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, vazhdon ai i votave me postë

by teve1
2 muaj ago
4
A A
Përfundon numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, vazhdon ai i votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se aktivitetet në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) janë përmbyllur të shtunën, gjashtë ditë pas ditës së zgjedhjeve, ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po vazhdon dita e tretë e numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

Sipas njoftimit, deri rreth orës 24:00 të ditës së shtunë, janë përmbyllur rezultatet për 2,571 vendvotime të rregullta për zgjedhjet e kryetarëve të komunave, si dhe për subjektet politike në zgjedhjet për kuvende komunale.

Këto rezultate janë përpunuar nga gjithsej 5,142 kuti votimesh që përfshijnë të dy llojet e zgjedhjeve.

Në njoftim specifikohet se aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat filluan pas datës 12 tetor, janë përfunduar në 38 komuna të Kosovës, me ditë të caktuara për përmbylljen në secilën komunë.

“Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat filluan pas ditës së zgjedhjeve të 12 tetorit, janë përmbyllur në 38 komunat, sipas ditëve në vazhdim: Hani i Elezit (e hënë, 13 tetor), Junik, Mamushë, Zveçan, Ranillug, Partesh (e martë, 14 tetor), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë, 15 tetor), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri (e enjte, 16 tetor), Gjakovë, Graçanicë dhe Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë, Kllokot, Leposaviq (e premte, 17 tetor), Gjilan, Malishevë, Prizren dhe Prishtinë (e shtunë, 18 tetor)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve për votimin jashtë Kosovës.

Deri të dielën në orën 10:00, janë numëruar 54 kuti për zgjedhjet e kryetarëve të komunave dhe 45 kuti të tjera për kuvende komunale.

“Këto fletëvotime i takojnë procesit të votimit jashtë Kosovës, i realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025, të cilat janë tërhequr më 13 dhe 14 tetor nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga këto 23 kuti postare, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit. Vlerësimi ka për qëllim të vërtetojë se pako është dërguar nga votuesi i regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës. Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Një person sulmohet fizikisht gjatë një ahengu në Leposaviq

Dy gra raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy gra raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia po heton dëmtimin e varrit të ish-aktivistit Astrit Dehari

Policia po heton dëmtimin e varrit të ish-aktivistit Astrit Dehari

Sonte përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Sonte përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Sot fillon xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës

Superliga vazhdon me dy ndeshjet e fundit të xhiros

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Një person sulmohet fizikisht gjatë një ahengu në Leposaviq

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në Indonezi kalon 900

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në Indonezi kalon 900

Dy gra raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy gra raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia po heton dëmtimin e varrit të ish-aktivistit Astrit Dehari

Policia po heton dëmtimin e varrit të ish-aktivistit Astrit Dehari

Sonte përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Sonte përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Studim: A është dy orë qëndrim ulur po aq i dëmshëm sa një cigare?

Studim: A është dy orë qëndrim ulur po aq i dëmshëm sa një cigare?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën