TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përfundon greva në QKUK – 280 punëtorët e sigurimit rikthehen në punë pas 4 javësh

Pas katër javësh grevë, puntorët e sigurimit fizik të QKUK-së, po rikthehen në vendet e tyre të punës. Kjo pasi sot u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese të tenderit.

by tëvë1
7 muaj ago
0 0
A A

Autori: JONA KELMENDI

Pas katër javësh pritjeje, greva e punëtorëve të sigurimit në QKUK tashmë zyrtarisht ka përfunduar.

Kontrata me kompaninë fituese u nënshkrua këtë të martë, duke i hapur rrugë rikthimit të 280 punëtorëve në vendet e tyre të punës.

Në vendin ku për ditë me radhë qëndruan me kërkesa, sot u dha një përgjigje.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sigurimit në QKUK, Hifzi Sylejmani, tha se më në fund u arrit një dakordim

“Ato kushtet tona që 4 javë qysh edhe kena dialogu kena grevu edhe kena ardh te ni përfundim e ni një kontrate ky është drejtori i kompanis Ferid Berisha që ka nënshkru kontrat me QKUK e na do të nënshkrujmë kontrat me të. Po është nënshkru kontrata dhe secili punëtorë do të kqyr ndrrimin e sotem dhe do të operojë në vendin e punës ndrrimi i natës”, ka thënë Sylejmani.

Kompania e cila e fitoi kontratën sht “SIG” Sh.P.K, e cila e ka marrë përsipër sigurinë në QKUK për gjashtë muajt e ardhshëm.

“Sapo nënshkruam një kontrat gjashtë mujore për sigurimin në qendren klinike universitare këtu në Prishtinë kontrata për nëve është premtim dhe premtimin do ta realizojmë deri në fund. Sa i përket të drejtave të punëtorëve krejt të gjitha janë të cekura në kontratë si vlerat si rrogat si koha e caktume dhe ne më përpikmëri do të mundohemi ne maximum me i realizu këto kontrata”, ka thënë Berisha.

Për punëtorët, përfundimi i grevës vjen si një lehtësim pas shumë javësh pasigurie.

“Na qysh prej fillimit me grevë më në fund i erdh radha të përfundoi dmth sipas kompanive se kush e ka marrë edhe drejtoria e këta e kanë dhonë tonë e po besoj që këtu e knej ka me shku mirë”, është shprehur punëtori.

“Me rendësi që përfundoi greva jemi shumë të kënaqur se që 3-4 javë a ma shumë kemi hek tu ardh këtu për cdo ditë dikush ka pasë mundësi e dikush jo po me rendsi e falënderojmë prej ministrit Vitia, Elvirin e kryetarin e sindikates sonë”, ka thënë njëri nga punëtorët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Flet përmes video-linkut, dëshmitari nga Maqedonia për rastin e Banjskës: Pamë njerëz me uniforma e të armatosur

Flet përmes video-linkut, dëshmitari nga Maqedonia për rastin e Banjskës: Pamë njerëz me uniforma e të armatosur

Misheshtiq: Argumentet e ZPS-së janë një arnim dokumentesh

Misheshtiq: Argumentet e ZPS-së janë një arnim dokumentesh

Selimi nga Haga: Presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, lufta jonë ishte e drejtë

Selimi nga Haga: Presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, lufta jonë ishte e drejtë

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Fjala përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së pritet të nis nga ora 13:00

Rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë

Rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë

Vdes një person në një aksident në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari

Vdes një person në një aksident në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari

Finlanda e uron Kosovën për Pavarësinë

Finlanda e uron Kosovën për Pavarësinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën