TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gjithsej 1935 aplikime të të mbijetuarve të dhunës seksuale

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Gjithsej 1935 aplikime të të mbijetuarve të dhunës seksuale

Me fillimin e kësaj jave janë mbyllur dyert e komisionit për njohjen e statusit të grave e burrave të dhunuar seksualisht në luftë. Të dielën ka përfunduar afati pesëvjeçar i komisionit qeveritar dhe nga i njëjti do të shqyrtohen vetëm aplikimet që janë deponuar deri me datën 5 të këtij muaji. Anëtari i sekretarisë së komisionit, Labinot Bala tregon se që nga fillimi i procesit komisioni ka pranuar gjithsej 1935 aplikacione.

Së fundmi është iniciuar plotësimi i ligjit për zgjatjen e afatit për aplikim dhe ka filluar diskutimi publik, thotë drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti. Ajo tregon se kanë dorëzuar rekomandimet e tyre, me kërkesën që afati për aplikim të mos kufizohet në dy vitet e ardhshme, meqë krimet e luftës nuk parashkruhen.

Ajo thotë se që nga viti i kaluar me tri organizatat tjera të mandatuara kanë bërë thirrje që të bëhet zgjatja e afatit për aplikim. Sipas saj, tashmë ky proces është në vakuum ligjor dhe të mbijetuarit nuk mund të aplikojnë.

“Sot e kemi një vakuum ligjor, të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk mund të aplikojnë, pasi mandati i komisionit është jashtë ligjor prej periudhës 5 shkurt. Aktualisht jemi duke i deponuar ne si organizata, por edhe organizatat tjera kërkesat tona në raport me hapjen e ligjit për vlerat e luftës në raport me mandatin e komisionit. Është pak shqetësuese fakti se në mënyrën kur është hapur si ligj është thënë se ky mandat mund të shtyhet deri në vitin 2025, çka për neve paraqet shqetësim në vetvete për faktin që afati për aplikim të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës për tu njohur të drejtat dhe beneficionit që ua garanton ligji, nuk duhet të afatizohet”, deklaron Rushiti.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës shton se afati për aplikim nuk duhet të ketë afat të caktuar meqë limiton gratë e burrat e dhunuar seksualisht.

“Deri më datë 8 shkurt është e hapur mundësia për të deponuar edhe arsyetim edhe fakte të tjera se pse duhet të jetë më gjatë dhe këtë drejtim organizatat joqeveritare veç i kanë deponuar kërkesat e veta….Ne fillimisht jemi munduar të arsyetojmë pse duhet të jetë i pa limituar, për faktin që natyra e krimit të dhunës seksuale dallon nga natyra e krimeve të tjera. Jo vetëm të mbijetuarit por edhe familjarët e tyre ende jetojnë të rrethuar nga stigma, paragjykimi, turpi dhe nuk është e lehtë që të merret ai vendim në familje”, shton ajo.

Përmbyllja e afatit për aplikim, siç thotë Rushiti, është dekurajuese për vetë viktimat e dhunës seksuale.

“Është jo inkurajim për faktin që me vite të tëra në pesë vitet e fundit organizatat joqeveritare por edhe institucionet janë munduar ta qojnë mesazhin pozitiv te familjarët, te të mbijetuarit, te komuniteti për t’i fuqizuar ata dhe ato për të aplikuar. Fakti që tash e kemi këtë vakuum ligjor pa dyshim që është një hap prapa dhe kjo mund t’i demotivojë shumë familjarët për t’iu qasur institucionit… Frika ekziston që kjo mund të zgjas deri katër apo gjashtë muaj si çdo legjislacion i mundshëm, diskutimet në grupe parlamentare e kështu me radhë”, përfundon Rushiti.

Aprovimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale u jep të drejtë viktimave që të marrin pagesë mujore prej 230 euro në muaj.

Projektligji për plotësimin e ligjit në fuqi përcakton afatin e aplikimit edhe për dy vjet tjera, deri në maj të vitit 2025. I njëjti është lansuar edhe në platformën online për konsultime me publikun. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sfidat e grave në realizimin e të drejtave pronësore në Kosovë

​Sfidat e grave në realizimin e të drejtave pronësore në Kosovë

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Ngrihet aktakuzë ndaj Mujkës për keqpërdorim detyre

Ngrihet aktakuzë ndaj Mujkës për keqpërdorim detyre

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj përkrah protestën në Hagë: Lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare dhe e drejtë

Shqipëria zgjedh rivalin pas ndeshjes me Serbinë, miqësorja me Jordaninë do të luhet në “Air Albania”

Shqipëria zgjedh rivalin pas ndeshjes me Serbinë, miqësorja me Jordaninë do të luhet në “Air Albania”

Publiku mirëpret shfaqjet në Festivalin e Teatrove në Suharekë, mbrëmë u dha shfaqja “Marrë-dhëniet”

Publiku mirëpret shfaqjet në Festivalin e Teatrove në Suharekë, mbrëmë u dha shfaqja “Marrë-dhëniet”

E zbulon për herë të parë, Xherdan Shaqiri: Mund të kisha qenë numri 10 i Juventusit, Interi fiton titullin këtë vit

E zbulon për herë të parë, Xherdan Shaqiri: Mund të kisha qenë numri 10 i Juventusit, Interi fiton titullin këtë vit

Shaqiri: Te Interi shkova kur ata nuk ishin gati për të fituar

Shaqiri: Te Interi shkova kur ata nuk ishin gati për të fituar

​Sfidat e grave në realizimin e të drejtave pronësore në Kosovë

​Sfidat e grave në realizimin e të drejtave pronësore në Kosovë

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë më Izraelin

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë më Izraelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X