Gjykata dha katër pafajësi dhe tre të dënuar me liri, por pa mundur të ushtrojnë funksione publike në pesë vitet e ardhshme.
Punonjësi i ALUIZN-it, Skerdi Bello është dënuar me shërbim prove 2 vite, ndërkohë Aldo Dakovelli është dënuar me shërbim komuniteti.
I pafajshëm u shpall Artur Tereziu, pronari i lokalit “Baron’s” në katin e parë të pallatit në lagjen 6 që, sipas specialistëve u shemb për shkak të ndërhyrjes në kolona për zgjerimin e lokalit. Pafajësinë morën edhe ish-drejtori i ALUIZNI-it Flamur Gjuzi, ish-drejtori i IMT-së Artur Çela.
Ata u akuzuan se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre në procesin e kolaudimit, legalizimit të ndërtimeve apo ndërhyrjeve të paligjshme në strukturat e objekteve çuan në pasojat tragjike, shembjen e objekteve që zunë nën vete jetë njerëzore natën teksa gdhihej 26 nëntori i vitit 2019./tch










