TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Përfundimi i masës së përkohshme, LVV-ja pret që Kushtetuesja të konsiderojë Kuvendin të konstituar

by TËVË 1
2 orë ago
1
A A
Kush po e lexon drejt Kushtetutën? – Partitë me intepretime të kundërta për aktgjykimin

Lëvizja Vetëvendosje pret që Gjykata Kushtetuese ta konsiderojë Kuvendin e Kosovës të konstituar, pasi, siç thonë, kryeparlamentari Dimal Basha ka respektuar dhe ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara në procesin e votimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Gjashtë ditë para përfundimit të masës së përkohshme të vendosur nga Kushtetuesja, në LVV thonë se nuk duhet të bllokohen institucionet e Kosovës për shkak të veprimeve të Listës Serbe, meqë siç deklarojnë, ajo është përcaktuar si formacion kundër shtetësisë së Kosovës.

“Ne presim që Kuvendi të quhet i konstituar, ngase Kryetari i Kuvendit i ka respektuar dhe ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara me Kushtetutë, jurisprudencën e Gjykatës dhe rregulloren. Nuk presim që të bllokohen institucionet e Kosovës për shkak të veprimeve të Listës Serbe që është përcaktuar si formacion kundër shtetësisë së Kosovës,” thotë zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për KP.

Gjykata Kushtetuese më 5 shtator ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime ose të procedojnë për formimin e qeverisë së re, pas ankesës së Listës Serbe, lidhur me votimin për nënkryetarin serb në Kuvendin e Kosovës.

Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme mbi bazën e ankesës së Listës Serbe, e cila erdhi pasi kryeparlamentari, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga komuniteti pakicë joserb dhe serb.

Përfaqësuesja nga komunitetet joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, ndërkaq dhjetë deputetët e komunitetit serb nuk arritën të sigurojnë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post, përfshirë edhe deputetin Nenad Rashiq.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja edhe tetë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll më 30 gusht nga kryeparlamentari Dimal Basha, ani pse deputetët nuk arritën të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb, krahas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve të tjerë të legjislativit.

Basha, në arsyetimin e tij, ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim për të mos u bllokuar shteti dhe për të vijuar punën Kuvendi, rrjedhimisht edhe për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Tags: Gjykata KushtetueseLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit: Ekziston klima e frikësimit të dëshmitarëve edhe pas dhënies së dëshmisë

Vetëvendosje i reagon Limajt: Me kushtëzime nuk ecët përpara

Vetëvendosje i reagon Limajt: Me kushtëzime nuk ecët përpara

Shëndetësi, arsim e mbrojtje: Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin

Shëndetësi, arsim e mbrojtje: Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin

​Dështon mbledhja për buxhetin në Prishtinë, Rama: Opozita po saboton proceset e zhvillimit të kryeqytetit

Abdixhiku në dy vjetorin e vdekjes së Afrim Bunjakut: Sakrifica e tij mbetet një kujtesë për sfidat me të cilat përballet Kosova

Abdixhiku në dy vjetorin e vdekjes së Afrim Bunjakut: Sakrifica e tij mbetet një kujtesë për sfidat me të cilat përballet Kosova

​Serbia provokon në 2-vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë: Nderime për sulmuesit dhe thirrje për rikthimin e ushtrisë në Kosovë

​Serbia provokon në 2-vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë: Nderime për sulmuesit dhe thirrje për rikthimin e ushtrisë në Kosovë

Udhëheqësit e institucioneve bëjnë homazhe te varri i heroit, Afrim Bunjaku

Udhëheqësit e institucioneve bëjnë homazhe te varri i heroit, Afrim Bunjaku

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën