Raportohet se të shtunën në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një lokal me makina të ndryshme të marketingut dhe printimeve në Gjakovë.
Në raportin policor thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Dëmi është vlerësuar të jetë i konsiderueshëm, ndërkohë që Policia tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një lokal ku kishte makina të ndryshme të marketingut dhe printimeve. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arrit ta lokalizojnë zjarrin. Vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti nën hetime nga njësitet policore”, bëhet e ditur në raportin e PK-së./teve1.info/