Një depo e biznesit afarist është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka thënë se nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Me daten 04.02.2025 rreth orës 08:29 nga një qytetar është marrë një informatë për një Zjarr në rrugën “Lidhja e Prizrenit” këtu në Gjilan tek një depo e një biznesi afarist.Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet patrulluse, njësiti i hetimeve dhe forenzika e stacionit. Zjarrefiksit dhe njesia e KEDS-it. Per momenitn zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Hashani./teve1.info/