Është përfshirë nga zjarri një banesë në fshatin Shtërmaj të Elbasanit, ku si pasojë e flakëve ka humbur jetën një grua, e cila ishte e paralizuar.
Bëhet e ditur se 75-vjeçarja jeton e vetme dhe se në momentin përfshirjes nga zjarri, nuk ka mundur të dalë nga banesa, raporton Euronews.al.
“Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banësen e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm. Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën,” thuhet në njoftimin e policisë.