Muzeu i muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Ai bëri të ditur se ekipet e zjarrëfikësve janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit.
Teksa theksoi se nuk raportohet për pasoja në njerëz.
“Mund të ju konfirmoj se Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njesia e Zjarrëfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, tha ai./teve1.info./