Siç është bërë e ditur, ky takim do të mbahet për shkak të pakënaqësisë së veteranëve pas mospërfshirjes së tyre në Projektligjin për pagën minimale.
Tëvë1 ka siguruar dje ftesën e kryeministrit Kurti drejtuar Klinakut.
Në ftesën e Kurtit dërguar Klinakut thuhet se të premten, më 17 qershor, në orën 9:00, në Zyrën e Kryeministrit ftohen në takim të përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryetarin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja.
Dje, që nga mëngjesi e deri në orët e pasdites, veteranët e OVL-UÇK-së kanë protestuar para oborrit të Kuvendit. Protesta ka kaluar pa incidente. /Teve1.info/