TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë

Gjatë këtij viti janë regjistruar 60 pranime, ku trajtimi i tyre ka zgjatur më shumë se 800 ditë. Për shkak të numrit të vogël të kapaciteteve, shumë herë pacientët trajtohen edhe në repartet ku nuk janë të paraparë për ata. Kosova nuk ka Institut për Trajtimin e Sëmundjeve të Varësisë, për çka po konsiderohet e domosdoshme.

Në kuadër të Klinikës Psikiatrike është një repart i veçantë, ku po trajtohen personat me sëmundje të varësisë. Kjo klinikë ka edhe katër reparte të tjera, por ajo ku trajtohen këto raste ka kapacitetet më të vogla.

Drejtori i Klinikës Psikiatrike, Faton Kutllovci, tregon se ka rritje të numrit të rasteve të përdoruesve të drogave që kërkojnë trajtim.

“Në kuadër të repartit për sëmundje të varësisë janë vetëm gjashtë shtretër. Nëse marrim në konsideratë nevojat e shtuara, sidomos viteve të fundit, po flas për vitin e fundit sepse në qoftë se ju intereson një trend i numrit të atyre që kanë kërkuar ndihmë në klinikën tonë, atëherë numri më i madh ka qenë gjatë vitit 2019, pastaj ka shënuar një rënie gjatë viteve të pandemisë 2020-2021 dhe ka shënuar rritje tani gjatë vitit 2022. Dhe deri më tani kemi të 812 ditë trajtimi, 60 pranime dhe kjo na paraqet telashe. Për shkak se i kemi vetëm gjashtë shtretër, kërkesa shumë të mëdha”, tregon ai.

Numër i madh i kërkesave për trajtim të detyrueshëm vijnë nga gjykatat. Personat e pranuar qëndrojnë deri në dhjetë ditë për detoksifikim.

“Jemi të detyruar shpesh herë që t’i trajtojmë këta pacientë në reparte të tjera, për shembull në repartin A, ku trajtohen personat me çrregullime mendore ose çrregullime psikotike, sepse edhe pacientët që abuzojnë me substanca psikoaktive, krahas edhe ankesave të tjera, ne nuk kemi një institucion me kapacitete më të mëdha. Më mirë me thënë Kosova ka shumë nevojë për institut për trajtimin e sëmundjeve të varësisë, sepse nevojat janë në rritje”, shton Kutllovci.

Ai shton se ndërtimi i Institutit për Trajtimin e Sëmundjeve të Varësisë duhet të jetë strategji kombëtare.

Nevojën për ndërtimin e këtij instituti, e konsideron të domosdoshme Safet Blakaj, i cili është drejtor i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth” në Prishtina.

“Ne mendojmë që patjetër që është e nevojshme një institucion jashtë objektit të Klinikës Psikiatrike ku përdoruesit e drogave do të merrnin shërbimet e tyre më specifike. Nuk do të thoja që do të duhej të ishte për numër të madh të pacientëve, por sido që të jetë, të jetë qendër referente për trajtimin e përdoruesve të drogave, por edhe për përcjelljen e gjendjes së situatave të përdorimit të drogave në Kosovë”, shprehet Blakaj.

Qendra nuk ofron shërbim 24 orësh, por shërbime mjekësore, vizita psikiatrike e përkrahje psiko-sociale. Gjashtë muajt e parë të këtij viti, kanë regjistruar rritje të numrit të përdoruesve të drogave.

“Gjatë këtij viti që kanë marrë shërbim tek ne, numri është 212 përdorues të drogave. Këtu futet edhe një kategori, ku është një program të vazhdueshëm me methadone dhe të tjerat të cilat kanë kërkuar shërbime të tjera lidhur me problemin e varshmërisë së tyre…Ka rritje të numrit të përdoruesve të drogave, por ndryshime bëjnë llojet e drogave. Më parë, te viti 2014 ka qenë drogë kryesore heroina, prej vitit 2017 e posaçërisht në vitin 2019 e ekstremisht në këtë vit kemi rritje të shpejt të numrit të përdoruesve të kokainës. Natyrisht, marihuana është droga që më së tepërmi përdoret anë e kënd Kosovës”, tregon Blakaj.

Lulkuqe Gashi nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës në Institucionin e Avokatit të Popullit, thotë se gjatë vizitave monitoruese kanë vërejtur se 50 për qind të rasteve që trajtohen në Psikiatri janë përdorues të substancave narkotike.

“Realisht nuk është vendi i tyre për tu trajtuar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, gati gjithmonë ka mungesë të kapaciteteve në këtë institucion. Për shkak se në repartin e Psikiatrisë vetëm një repart i veçantë për trajtimin e këtyre personave deri në dy javë për detoksifikim. Mirëpo, nuk kemi institucion të veçantë për trajtimin e personave që janë përdorues të substancave narkotike në Kosovë. Kjo i mungon Kosovës, realisht shpresoj që edhe në Ligjin për Shëndetin Mendor do të përcaktohet kjo pikë dhe të trajtohet kjo kategori e ndjeshme”, deklaron Gashi.

Në kuadër të ligjit të ri për shëndetin mendor, është paraparë edhe themelimi i një Instituti për Trajtimin e Sëmundjeve të Varësisë. Tashmë është formuar grupi punues për hartimin e koncept dokumentit për shëndetin mendor./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaferi: Fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë është mesazh për Kurtin

Xhaferi: Fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë është mesazh për Kurtin

“Deklarata të rreme po shpërndahen me urdhër të Sami Lushtakut” – Anëtar i LVV-së në KQZ pas rifillimit të verifikimit në Mitrovicë

“Deklarata të rreme po shpërndahen me urdhër të Sami Lushtakut” – Anëtar i LVV-së në KQZ pas rifillimit të verifikimit në Mitrovicë

Anëtar i LVV-së në KQZ për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë: Është projekt për të cenuar integritetin e procesit

Anëtar i LVV-së në KQZ për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë: Është projekt për të cenuar integritetin e procesit

Përfundon verifikimi i rezultateve në 17 komuna, vazhdon procesi në Mitrovicë

Shembet ura e hidrocentralit në Kinën jugperëndimore

Shembet ura e hidrocentralit në Kinën jugperëndimore

Emisioni “Info Nata” 11.11.2025

Emisioni “Info Nata” 11.11.2025

Përfundon verifikimi i rezultateve në 17 komuna, vazhdon procesi në Mitrovicë

Përfundon verifikimi i rezultateve në 17 komuna, vazhdon procesi në Mitrovicë

Dyshimet për manipulime, reagon Arian Tahiri: Mitrovica meriton drejtësi

Dyshimet për manipulime, reagon Arian Tahiri: Mitrovica meriton drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën