TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përdorues të flaktë por, Kosova s’njihet nga platformat digjitale

by Albiona Hajdari
1 vit ago
0
A A
Përdorues të flaktë por, Kosova s’njihet nga platformat digjitale

Kosovarët janë përdoruesit më të mëdhenj të internetit në Europë, por shteti nuk njihet nga shumica e platformave digjitale. Kërkohet lobim më i madh në këtë aspekt

Është shteti me përqindjen më të madhe të përdorimit të internetit në Europë.

Por Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm pa qasje të plotë në platformat globale.

E lidhur me njohjen e shtetit nga korporatat e mëdha digjitale, disa herë u nisën peticione.

Ato u organizuan nga qytetarë e organizata jo qeveritare.

Ndërkaq së fundmi gjatë një vizite në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi përfshirjen e shtetit në platformën Google dhe Amazon.

Megjithatë sfidë e qeverisë sipas ekspertëve të kibernetikës mbetet të kuptuarit drejt dhe mirë të hapësirës kibernetike.

“Mos kuptimi i drejtë dhe i mirë i hapësirës kibernetike e ka vendosur Kosovën konkretisht në pozita jo të përshtatshme, ku qytetarët e RKS që nga forma e identifikimit kur hynë në një nga hapësirat kibernetike nuk identifikohen si qytetarë dhe kur tentojmë të marrim ndonjë shërbim nuk mund të marrim ndonjë shërbim si qytetarë të RKS, apo edhe të japim një shërbim”, thotë Mentor Hoxha, ekspert i kibernetikës.

Mirëpo jo vetëm këto arsye janë pengesë për njohjen digjitale të shtetit të Kosovës.

“Duke pasë parasysh kohën qe sa jemi si shtet i pavarur dhe të çliruar, normalisht që jemi pak të vonuar në këtë aspekt. Mirëpo këto pengesa ose barriera janë kryesisht politike. Shtetet që përkrahin Serbinë ose që kanë një strategji bashkëpunimi me ta, ne jemi peng të këtyre marrëveshjeve, prandaj edhe kemi shumë pengesa në këtë drejtim”, thotë Adrian Tërshnjaku, ekspert i kibernetikës.

Por çfarë duhet bërë institucionet në këtë drejtim?

“Një lobim pak më i madh, qoftë përmes ambasadave ose organizatave të ndryshme, pastaj pjesëmarrja nëpër rrjetet e ndryshme sociale me video promovuese normalisht të mbështetura prej dikastereve shtetërore”, shprehet Tërshnjaku.

Tëvë1 ka pyetur Qeverinë e Kosovës nëse ka kërkuar njohje zyrtare nga platformat digjitale, mirëpo deri në publikimin e kronikës nuk është kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

PDK i dërgon letër zyrtare Haxhiut për anëtarin e dytë në KQZ

Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa

A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Hezbollahu paralajmëron se armëpushimi mund të dështojë nëse Libani nuk përfshihet

Hezbollahu paralajmëron se armëpushimi mund të dështojë nëse Libani nuk përfshihet

Zëvëndëspresidenti iranian: Irani do të marrë pjesë në bisedimet e Islamabadit me skepticizëm të thellë

Zëvëndëspresidenti iranian: Irani do të marrë pjesë në bisedimet e Islamabadit me skepticizëm të thellë

PDK mban konferencë për media

PDK i dërgon letër zyrtare Haxhiut për anëtarin e dytë në KQZ

Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa

A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa

Irani njofton se një rafineri nafte në ishullin Lavan u sulmua pas shpalljes së armëpushimit

Irani njofton se një rafineri nafte në ishullin Lavan u sulmua pas shpalljes së armëpushimit

Qeveria gjermane shuan shpresat për çmime më të ulëta të karburantit

Qeveria gjermane shuan shpresat për çmime më të ulëta të karburantit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën