TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përballje interesante në Europa League dhe Conference League

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Përballje interesante në Europa League dhe Conference League

Pas Ligës së Kampionëve, sonte do të zhvillohen edhe ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Evropës. Prej orës 21:00, zhvillohen të katër ndeshjet e kësaj faze, ndërsa do të kemi përballje tejet interesante.

Një prej dueleve të forta të mbrëmjes do të jetë edhe derbi i skuadrave nga Serie A e Italisë, Milanit dhe Romës. Ndeshja e parë çerekfinale mes ekipeve italiane zhvillohet në stadiumin “San Siro” kurse Milani vlerësohet favorit ndaj Romës bazuar në renditjen aktuale në Serie A.

Edhe përballja mes Bayer Leverkusenit dhe West Ham Unitedit, pritet të jetë shumë interesante për faktin se të dy ekipet e synojnë suksesin në këtë garë të UEFA-s. Leverkuseni i Granit Xhakës këtë sezon ka treguar formë fantastike pasi ende nuk di humbje në asnjërën prej garave në të cilat paraqitet.

Në Bundesligë, Leverkuseni është favoriti kryesor për titullin e kampionit, ndërsa ka siguruar edhe finalen e Kupës së Gjermanisë. Në anën tjetër, West Hami edicionin e shkuar triumfoi në Ligën e Konferencës dhe sigurisht se këtë edicion po e kërkon suksesin në Ligën e Evropës.

Një prej skuadrave favorite këtë edicion në Ligën e Evropës, Liverpooli luan në shtëpi ndaj Atalantas kurse dueli i fundit çerekfinale është ai ndërmjet Benficas dhe Marseillet.

Krahas Ligës së Evropës, do të zhvillohet edhe çerekfinalet e para të Ligës së Konferencës. Në orën 18:45 luajnë Olympiacos – Fenerbahçe dhe Viktoria Plzen – Fiorentina, ndërsa në orën 21:00 do të përballen Aston Villa – Lille e Club Brugge – PAOK.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën