TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përballja në gjykatë mes OEK dhe ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë elektrike

Në Gjykatën Supreme është mbajtur seanca për padinë e Odës Ekonomike të Kosovës për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Përballja e këtyre dy institucioneve, u shoqërua me pretendime për veprime të kundërligjshme nga OEK dhe kundërshtim të këtyre nga ZRRE-ja.

by Florijeta Dernjani
4 muaj ago
0 0
A A

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike i përballi në gjykatore.

Padia e Odës Ekonomike të Kosovës ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për liberalizimin e tregut të energjisë, u bë subjekt shqyrtimi në Gjykatën Supreme.

Në seancën e së mërkurës, palët dhanë qëndrimet e tyre në lidhje me padinë.

Përfaqësuesi i Odës, tha se në thelb nuk e kundërshtojnë liberalizimin e tregut të energjisë, por mënyrën e zhvillimit të këtij procesi.

“Jo se e kanë kundërshtuar procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, por mes tjerash kanë potencuar nevojën e një faze transitore për të ardhur deri tek ky proces. Kanë qenë të papërgatitur për një ndryshim radikal me efekte gati se shkatërruese për ekonominë vendore”, tha avokati  Ekrem Hoxha.

Madje sipas Hoxhës, ZRRE-ja qëllimshëm shmangu detyrimet e saj ligjore në lidhje më këtë proces.

“Ka pasur obligim dhe detyrim ligjor të kryejë analizë të konkurrencës reale në sektorin e energjisë elektrike. Këtë nuk e ka bërë dhe nuk e ka bërë me vetdije të plotë, duke shmnagur detyrimin ligjor për të bërë favore ekonomike për një operator privat si KESCO dhe disa operator tregtar të tjerë të licensuar së fundi, për të komufluar kinse konkurrencën reale”, u shpreh ai.

Të gjitha argumentet e OEK për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë ishin të pabazuara.

Përfaqësuesi ligjor i ZRRE-në në fjalën e tij kundërshtoi përmbajtjen e plotë të padisë.

“ZRRE kundërshton në tërësi padinë dhe kërkesë-padinë e OEK, si të pabazuar në ligj dhe në fakte. Gjitha faktet e kontestuara janë nxjerrë në zbatim të drejtpërdrejt të kompetencave ligjore të ZRRE-së, të përcaktuar nga ligji për ZRRE dhe ligji për energjinë elektrike”, tha Ymerdin Misini.

Sipas tij, gjitha veprimet e ZRRE-së janë bazuar në ligjin për rregullatorin e energjisë.

“ZRRE ka për detyrë të krijojë një treg të brendshëm, konkurrues dhe të garantojë furnizim të qëndrueshëm dhe jo diskriminues për konsumatorët. Po ashtu, neni 51 i këtij ligji, parashikon që ZRRE mund të vendosë obligimet e shërbimit publik mbi ndërmarrjet e energjisë në mënyrë transparente dhe jo diskriminuese, duke ruajtuar hapjen e tregut. Këto dispozita përbëjnë bazën e ligjshme mbi të cilat është mbështetur udhëzuesi për liberalizim dhe aktet tjera përkatëse”, u shpreh Misini.

Vendimi i Gjykatës Supreme lidhur me këtë padi, pritet të bëhet në ditët në vijim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca në bisedë me Sheikh Abdullah: Kosova mbështet Emiratet ndaj sulmeve në rajon

Konjufca në bisedë me Sheikh Abdullah: Kosova mbështet Emiratet ndaj sulmeve në rajon

Apeli dërgon në paraburgim tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdar

Apeli dërgon në paraburgim tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdar

​Vetëvendosje pret që BE-ja t`i largojë masat ndaj Kosovës në fillim të vitit 2025

Kryeziu: Kosova po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar

Ambasadori austriak për ngjarjen tragjike në Vjenë: Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Të enjten pa rrymë disa zona të Ferizajt dhe Gjilanit

Sveçla në takim me zyrtarët, në fokus zbatimi i Ligjit për automjete dhe Ligjit për të huajt

Sveçla në takim me zyrtarët, në fokus zbatimi i Ligjit për automjete dhe Ligjit për të huajt

Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën