TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Përballja e vëllait të Lirdona Ademajt me Naim Murselin në gjykatë – çfarë u tha?

nga tëvë1
3 javë më parë
2
A A
Përballja e vëllait të Lirdona Ademajt me Naim Murselin në gjykatë – çfarë u tha?

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar dëshmia e Leonard Ademajt, vëllait të Liridonës e cila u vra në nëntor të vitit 2023. Seancat e radhës në këtë rast gjyqësor janë caktuar për 22 shtator, 6 dhe 10 tetor.

Gjatë kësaj seance, vëllai i Liridonës është përgjigjur edhe në pyetjet e Naim Murselit – i akuzuar për vrasjen e saj.

Murseli: E kam një pyetje për Leonardin, për 12 vjet martesë a është ankuar ndonjëherë motra e tij për mua apo raportin tonë?

Ademaj: Jo nuk është ankuar, përveç qe para disa muajve para se të ndodhte ngjarja, e kishte prekur shumë një aferë tradhtie e Naimit me një të afërm. Por që ajo vet e kishte e zgjidhur këtë punë me të dhe ne nuk e kemi kundërshtuar veprimet e saj.

Murseli: Ju thatë më herët që kinse unë pasna qenë në morg me Kushtrim Kokallën, në sa ora ka qenë kjo vizitë?

Ademaj: Orën nuk e di, veçse këtë e thotë edhe punonjësja aty qe ma tha se në mëngjes kanë ardhur Kushtrimi dhe Naimi.

Murseli: Dy javë para ngjarjes, rreth datës 16 nëntor, a kemi shkuar së bashku në Budva për të festuar ditëlindjen së bashku, ditëlindjen time.

Ademaj: Po, me ftesën e Liridonës.

Murseli: Dhe a vërejte diçka ndryshe gjatë qëndrimit, atij qëndrimi në Budva të Malit të Zi, apo ndonjë krisje në raport?

Ademaj: Jo.

Murseli: Në shtëpinë në Prishtinë, që e kam blerë së bashku me të ndjerën, bashkëshorten time, a ke qenë ndonjëherë në vizitë, Leonard.

Ademaj: Jo.

Murseli: Në aktakuzë prokurorja përmend dy motive, njëra që ka të bëjë me financa, dhe me kinse sigurim jetësor, qe nuk dijet asgjë për atë sigurim jetësor, nuk dihet asgjë më tepër, motivi tjetër që thuhet është kinse Liridona më ka tradhtuar, cilit motiv i beson Leonard Ademaj.

Ademaj: Motivin kinse Liridona të ka tradhtuar, e ke thënë ti vetë, nuk e ka thënë prokuroria. Ndërsa sa i përket sigurimit, e din ti më mirë ku vlen se ja ke bërë vetëm asaj. E din mirë kur i ke thënë babit në shtëpi, ‘Hajdar ja kam maru një sigurim Liridonës qe nëse e gjen diçka përfitojmë shumë dhe fëmijët sigurohen. Përveç versionit të tradhtisë, dy versionet tjera i besoj plotësisht.

Murseli: E kam parë deklaratën e Leonard Ademajt në aktakuzë dhe aty thuhet qe djali im i vogël, nuk po e përmendi emrin se është i mitur, aty thuhet që sipas fjalëve të
Leonardit qe djali im i thotë dajës të vet se përveç ato qe i pamendi qe hajni ka kërkuar para, djali thotë se mamin e kemi harruar në makinë, a ka qenë kështu Leonard?

Ademaj: Po, atë natë kështu ka thënë, sepse ishte veç katër vjeç dhe nuk e ka ditur se çfarë saktë po ndodhte.

Murseli: A kam qenë unë në prokurori pas intervistimit në polici, disa orë para varrimit?

Ademaj: Unë nuk e di.

Leonard Ademaj tha se për martesën e Naimit dhe Liridonës, mësit ka qenë babai i Kushtrimit.

Ai tha se fëmijët e saj kanë kërkuar disa herë që ta fotografojnë varrin dhe të ju dërgojnë atyre por edhe që kanë kërkuar disa herë të vijnë dhe të dërgojnë lule.

“Ata asnjëherë nuk e përmendin dhe se në përditësimin e të dhënave thuhet qe kushdo që përmend emrin e babait të tyre, ata nuk duan ta takojnë më”, tha Ademaj.

Para kësaj, pas konsultimit me avokatin, Kushtrim Kokalla nuk ka bërë pyetje, i cili paraprakisht kerkoi që të marrë fjalën.

“A ka fakte”, tha Kokalla, para se avokati të kërkojë konsultim me të.

Gjatë kësaj seance, avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj e ka pyetur Leonard Ademajn, se a ka fjetur ndonjëherë Naimi tek familja e tij.

“Ka bujt, ka nejt me neve zgjuar deri në orët e vona por që mund të them që një apo dy herë maksimalisht”, ka thënë Leonard Ademaj.

Ai u pyet nga avokati i Murselit se si ka qenë gjendja financiare e Naimit.

“E di qe Liridona i mbajke dy puna dhe për Naimin nuk e di”, ka shtuar ai.

Në fund të dëshmisë, më 14 korrik, Leonard Ademaj tha se “mesazhi jonë dhe i familjes tonë është i qartë, dënimi nuk na i kthen Liridonën por të paktën le të jetë një shembull për të gjithë ata të cilët tentojnë të bëjnë një krim të tillë”.

“Andaj duke marrë parasysh natyrën e viktimës, po ashtu rrethanat kriminale të cilat i kanë bërë, dënimi të jetë kapital pasi që dënimin populli e ka dhënë vetë”.

Tags: Liridona Aemajnaim murseli
ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK: Komuna e Lipjanit ka ndërtuar më së shumti çerdhe brenda një mandati

LDK: Komuna e Lipjanit ka ndërtuar më së shumti çerdhe brenda një mandati

Thirrje antishqiptare në ndeshjen Maqedoni – Rumani, Prokuroria e Kumanovës nis hetimet

Thirrje antishqiptare në ndeshjen Maqedoni – Rumani, Prokuroria e Kumanovës nis hetimet

Kurti u drejtohet qytetarëve të veriut në serbisht: Ftoj të aplikoni për vendet e lira të punës

Kurti u drejtohet qytetarëve të veriut në serbisht: Ftoj të aplikoni për vendet e lira të punës

Festat po kthehen në rrezik – Armët vazhdojnë të përdoren në ahengje familjare në Kosovë

Numri i të vdekurve në Gaza tejkalon 59,000, ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë

Kërkues ndihmash dhe punonjës shëndetësorë mes 56 viktimave në sulmet më të fundit izraelite në Gaza

Festat po kthehen në rrezik – Armët vazhdojnë të përdoren në ahengje familjare në Kosovë

Festat po kthehen në rrezik – Armët vazhdojnë të përdoren në ahengje familjare në Kosovë

Qeveria izraelite voton për shkarkimin e prokurores që drejtoi çështjen penale kundër Netanyahut

Qeveria izraelite voton për shkarkimin e prokurores që drejtoi çështjen penale kundër Netanyahut

Sulmoi pjesëtarët e KFOR-it – Çfarë dënimi i dha gjykata?

Sulmoi pjesëtarët e KFOR-it – Çfarë dënimi i dha gjykata?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X