Derisa nesër (e premte) përfundon afati që Komuna e Mitrovicës së veriut u ka dhënë strukturave paralele për lirimin e objektit në Lagjen e Boshnjakëve.
Për tëvë1 kanë folur zyrtarë të kësaj komune dhe ekspertë të sigurisë. Ky objekt po shihet si mundësi për t’i rikthyer tensionet në veri të vendit.
Edhe pak orë kanë mbetur deri në përfundimin e ultimatumit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, për lirimin e objektit i cili që nga paslufta po përdoret nga strukturat paralele të financuara nga Serbia.
Objekti në fjalë është pronë e Republikës së Kosovës dhe vendimi për rikthimin e tij tek institucionet vendore, është mbështetur edhe nga Qeveria.
Frika nga ndonjë intervenim policor për lirimin e kësaj hapësire, ka shtyrë të ketë edhe reagim ndërkombëtar.
Kjo bëri që aksioni i paralajmëruar të ndodhë me 25 gusht, por që ai u shty për të premten e 8 shtatorit.
Se a mund të ketë shtyrje tjetër, apo institucionet do të veprojnë për lirimin e objektit, foli kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nedzad Ugljan.
Por, veprimet e institucioneve të sigurisë për lirimin e objektit mund ta kthejnë veriun në situatën e para disa muajve, thotë eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.
Se nuk e kanë ndërmend largimin nga objekti u konfirmua të mërkurën përmes një komunikate të lëshuar nga Lista Serbe.
Ky subjekt politik, zyrtarët e së cilës udhëheqin me institucionet paralele që dirigjohen dhe financohen nga Serbia, në reagimin e tyre kërkuan që kjo çështje të delegohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
Por, për një gjë të tillë, tëvë1 nuk mori përgjigje nga zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano.
Njësoj nuk pranuan të flasin as nga Qeveria e Kosovës, se a mund të ketë asistim nga institucionet e sigurisë për implementimin e vendimit të komunës për lirimin e objektit që gjendet në Lagjen Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Autor: Arton Rama