TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Për një foto në FB, policët serbë ia marrin 2 mijë e 500 euro mërgimtarit kosovar

Mërgimtarit Rilind Krasniqit iu morën nga policia serbe 2500 euro para kesh në kufirin Serbi-Kroacia. Kjo pasi panë fotot e babait të tij i cili ishte ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

by tëvë1
3 javë ago
8 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Në vendlindje erdhi përmes Malit të Zi.

Por, Rilind Krasniqi, kthimin në Gjermani, të premten vendosi ta bënte përmes shtetit serb.

Gjithçka shkoi mirë për mërgimtarit, deri në kufirin mes Serbisë e Kroacisë.

Këtu, autoritetet serbe, thotë se e mbajtën për një orë të tërë.

“Mu ka desht me ardh për në Gjermani, që e kom pas një termin për sot. Termin jo zyrtar, po termin miqësor me disa shokë të punës. Jom kon shumë i lodhun e pash si të arsyeshme me ardh më shpejt edhe më shkurt nëpër Serbi. Po për fat të keq, nëpër Serbi kom udhëtua nëpër krejt rrugën mirë, super, deri në momentin ku kom tentu me u fut në Kroaci”, tha Krasniqi për Tëvë1.

Sipas Krasniqit, policët serb, më pas ia kontrolluan edhe rrjetet sociale.

Këtu panë se i riu ishte djali i një ish-ushtari të UÇK-së.

Kjo bëri që pesë policët prezentë, ta ndryshonin edhe sjelljen.

Madje, sipas Rilindit, njëri prej tyre tentoi të ushtronte edhe dhunë fizike ndaj tij.

“Aty më kanë shti në një garazhd edhe kanë desht me e bo një kontrollim të veturës edhe të trupit tim mos kam diçka ilegale. Kanë hi në Facebook, i kanë kqyr fotot e babës tem, që është kon pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që është edhe sot invalid i luftës me këmbë të këputur. Fotot e Vesel Arucit që e kom postu me ju çetnik”, tregon ai.

Me të parë këto fotot, Rilind Krasniqi thotë se donin ta dërgonin në Beograd.

Por, mendja e tyre, sipas tij, ndryshoi kur i panë të hollat.

“Njëri folke italisht, njoni folke edhe shqip e folke shumë mirë shqipen. Edhe ata i panë do të holla që i kom, a jon kon 2500 a 2600 a 2700, unë nuk e di, po e kom lon një mesatare 2500 euro. I kanë marrë ato pare edhe ma kanë bo: në qofte se do me kry këtë farë pune, atëherë veç na jep neve këto pare edhe ti je i lirë”, shprehet mërgimtari Krasniqi.

Kjo bëri që ky mërgimtar ta vazhdon rrugën për në Gjermani.

Ndërsa pos parave, thotë se nga dora iu morën ora, byzylyku dhe një parfum që kishte në makinë.

Ndërsa pasi u lirua, thotë se rastin e paraqiti tek zyrtarët policor kroatë.

Mirëpo, shton se këta të fundit i thanë se nuk kanë se çfarë të bëjnë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksioni

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksioni

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

“InfoNata” 03.04.2026

“InfoNata” 03.04.2026

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën