Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka marrë sot pjesë në Garën e Shenjtarisë, bashkë me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj ka treguar se po mbahet në nderim të Epopesë së Dukagjinit.
“Me veteranët e UÇK-së, në Garën e Shenjtarisë e cila mbahet në nderim të Epopesë së Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj.
Po ashtu në fotot e publikuara të Haradinajt shihet se u shpërndanë edhe mirënjohje.