TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Për herë të parë shtatë meshkuj me kancer të gjirit, mbi 2 mijë raste të reja në Onkologji gjatë 2025

by Tëvë1
1 ditë ago
7
A A
​Për herë të parë shtatë meshkuj me kancer të gjirit, mbi 2 mijë raste të reja në Onkologji gjatë 2025

Për herë të parë gjatë vitit 2025, në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë identifikuar shtatë meshkuj të prekur nga kanceri i gjirit, duke shënuar një rritje krahasuar me vitin 2024, kur ishin regjistruar vetëm dy raste të tilla. Ndërsa në total gjatë vitit që lamë pas, janë regjistruar rreth 2 mijë e 100 raste të reja të kancerit tek të rriturit, numër pothuajse i njëjtë me vitin 2024, çka sipas drejtuesve të Klinikës së Onkologjisë konsiderohet si trend stabil.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, në intervistën për KosovaPress tregon se kanceri i gjirit vazhdon të mbetet lokalizimi më i shpeshtë, me mbi 460 raste te femrat, përveç rasteve të evidentuara te meshkujt.

Sipas tij, edhe gjatë vitit 2025 vazhdojnë të dominojnë tumoret e mushkërive, veçanërisht te meshkujt, të cilat kanë prekur mbi 270 pacientë. Po ashtu, numër i konsiderueshëm i rasteve vazhdon të regjistrohet edhe te tumoret e traktit digjestiv, ku përfshihen kanceri i ezofagut, lukthit, pankreasit, mëlçisë dhe zorrëve, me theks të veçantë në kancerin e zorrës së trashë, që në total kapin mbi 450 pacientë.

Ndërkaq, bën të ditur se fluksi i pacientëve mbetet i lartë çdo ditë.

“Vitin 2025 ne kemi evidentuar dhe regjistruar si raste të reja, në klinikën tonë, në kancer regjistri spitalor, përafërsisht numër të njëjtë të rasteve me vitin 2024 që është një shenjë e mirë. Deri tani kemi deri në 2100 raste të reja të të rriturve dhe me lokalizimet më të shpeshta sikurse 2024 me dominim të kancerit të gjirit, i cili ka atakuar më shumë se 460 femra dhe për herë të parë këtë vit e identifikojmë shtatë burra me kancer të gjirit, në 2024 dallim së paku dy persona. Lokalizimet tjera mbesin në përqindje të njëjtë, me dominim të tumoreve të mushkërisë me nëngrupet e veta te meshkujt, e cila atakon më shumë se 270 pacientë, tumoret e tubit digjestiv ku përfshihen tumoret e ezofagut, lukthit, pankreasit, mëlçisë, zorrëve të holla të trasha dhe me dominim të zorrës së trashë me numrin më të madh të këtyre rasteve dhe në total kapin më shumë se 450 pacientë… Çdo ditë në Klinikën e Onkologjisë bëhen trajtime ekzaminime dhe takime grupore. Një ditë e zakonshme, Onkologjinë e gjen me së paku 250 shërbime. Në shërbimin në radioterapi 130 pacientë dhe tre deri katër rrezatohen.”

Klinika e Onkologjisë, aktualisht, nuk ka listë pritjeje për shërbimet që ofron, thekson ndër të tjera Ilir Kurtishi.

Në klinikë janë angazhuar tre specialistë të rinj të onkologjisë, të cilët pritet të lehtësojnë ngarkesën e punës, ndërsa mungesa e infermierëve vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore.

“Në këtë drejtim mund të themi se jemi kampion, meqenëse nuk kemi asnjë pacient që është në listë të pritjes në asnjë shërbim që ne ofrojmë. Shërbimin e radioterapisë e kemi bërë një avancim shumë të lartë me teknika të reja të rrezatimit, jemi duke instaluar aparatin e tretë… Kemi tre specialistë të ri të Onkologjisë që do lehtësojnë barrën shumë. Puna me infermierë akoma edhe pse kemi pasur shpeshherë edhe punësime të reja të infermierëve por prapë këto problemet janë të vazhdueshme për shkak që një numër i infermierëve për shkaqe personale mund të ketë mungesa në punë”, shton ai.

Pohon se gjatë vitit 2025 ka pasur mungesa të vogla dhe të përkohshme, të cilat sipas tij kanë qenë kryesisht pasojë e problemeve me operatorët ekonomikë dhe procedurat e tenderimit.

Sfidë, sipas tij, mbetet furnizimi me disa barna të imunoterapisë që duhet të sigurohen nga shteto.

“Gjatë vitit 2025 në krahasim me 2024 kur furnizimi ka qenë gati maksimal, këtë vit ka pasur periudha ku kemi pasur mungesa të vogla, periudha të caktuara kohore, por kjo sipas raportimeve të drejtorisë dhe barnatores qendrore, në disa raste është lidhur edhe me mungesat e operatorëve ekonomikë dhe dështimet që kanë ndodhur me procedurat e tenderimit. Sa i përket planifikimit të barnave nga Onkologjia dhe SHSKUK-ja, ne kemi qenë në një vijë i cili ka përmbushur nevojat e klinikës më shumë se 90 përqind. Ne gjatë vitit 2025 e kemi pasuruar listën me barna të reja target për mjekimin e sëmundjeve të gjirit, që kanë përmirësuar më shumë cilësinë e trajtimeve onkologjike të gjirit dhe barna të trajtimit të menallomës malinje. Ajo që mbetet sfidë edhe për shtetin edhe për ne është që të kemi prezent akoma më shumë barna, të kemi indikacione të reja, disa barna të imunoterapisë dhe pacientët të cilët kanë nevojë këto barna ti sigurojnë të sigurohen nga shteti”, thotë Kurtishi.

Në Klinikën e Onkologjisë ofrohet edhe shërbimi psikologjik për pacientët, ndonëse kapacitetet janë të kufizuara për shkak të fluksit të madh të rasteve.

“Është një psikologe e cila trajton pacientët, me kapacitete që ka, meqenëse është edhe fluks i madh i pacientëve, disa nga ta kërkojnë shërbime psikologjike, disa nga ta ne i rekomandojmë por ka edhe ata që refuzojnë. Shërbimi psikologjik ofrohet në mënyrë individuale dhe grupore. Numri më i madh të cilët do të ishin të disponueshëm do të bënte më mirë qasjen psikologjike të pacientit”, nënvizon Kurtishi.

Sipas Kurtishit, diagnostikimi i hershëm, skriningu i rregullt dhe rritja e vetëdijes së qytetarëve mbeten faktorë kyç në përmirësimin e mbijetesës dhe cilësisë së jetës së pacientëve me kancer, derisa nevojitet mbështetje e vazhdueshme institucionale për sigurimin e barnave inovative dhe shërbimeve mbështetëse, përfshirë edhe ato psikologjike.

Tags: Kanceri i gjiritKlinika e OnkologjisemeshkujtQKUKTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Rikthehen kolonat në pikat kufitare – Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

Kryeprokurori Kryeziu: 39 të arrestuar nën dyshimin për dallavere në BKS, aksioni ka përfshirë gjithë territorin e Kosovës

Kryeprokurori Kryeziu: 39 të arrestuar nën dyshimin për dallavere në BKS, aksioni ka përfshirë gjithë territorin e Kosovës

Komuna e Prishtinës njofton se rrugët janë kryesisht nën kontroll

Komuna e Prishtinës njofton se rrugët janë kryesisht nën kontroll

Malaj për qytetarët nga Shqipëria: Udhëtoni të përgatitur dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

Forcat izraelite vrasin një vajzë 11-vjeçare në Gaza

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Përfshihet nga zjarri një depo në Prishtinë, rasti po hetohet

Përfshihet nga zjarri një depo në Prishtinë, rasti po hetohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën