TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Për herë të parë përurohet dhoma burimore për fëmijë me nevoja të veçanta në Kaçanik

nga TËVË 1
3 muaj më parë
2
A A
Për herë të parë përurohet dhoma burimore për fëmijë me nevoja të veçanta në Kaçanik

Dje, në shkollën fillore “Emin Duraku” në Komunën e Kaçanikut, për herë të parë u përurua një dhomë burimore speciale e kompletuar me tërë inventarin përcjellës për fëmijët që kanë nevoja profesionale për trajtim më të veçantë.

Ky projekt u realizua nga donatori i njohur i Komunës së Kaçanikut, Dr. Astrit Sokoli, i cili ka investuar në këtë shkollë publike edhe më herët në forma të ndryshme.

Dhoma burimore u realizua në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit.

Nënkryetari i Komunës, Sabedin Vishi, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë projekt të qëlluar, duke shtuar se Komuna e Kaçanikut do të ketë gjithmonë dyert e hapura për bashkëpunime të tilla dhe do të jetë gjithmonë afër donatorëve, për çka në mënyrë te veçantë e falenderoi Doktor Astritin, për këtë investim.

Fjalë falenderuese pati edhe nga drejtoresha e shkollës “ Emin Duraku”, Diana Bajrami Reka, ndërsa Astrit Sokoli si donator i këtij projekti, falënderoi stafin menaxherial dhe arsimtarët e shkollës si dhe Komunën e Kaçanikut, ndërsa premtoi edhe bashkëpunime në projektet e reja.

Tashmë kjo klasë ofron kushte komode për lehtësimin e procesit mësimor për fëmijët që kanë nevojë për trajtim më të veçantë, si edhe për realizimin e planit mësimor për mësuesit ndihmës.

Klasa është e kompletuar dhe do të shfrytëzohet për këshillime, vlerësime, takime me fëmijë e prindër si dhe do të përdoren mjetet didaktike.

Ndërsa Dr. Astriti u shpreh se ndihet i emocionuar në përurimin madhështor të kësaj dhome burimore, e cila sipas tij, kjo shënon fillimin e një kapitulli të ri në ofrimin e një mjedisi mbështetës, gjithëpërfshirës dhe fuqizues për të gjithë nxënësit.

“Kjo hapësirë ​​është projektuar me dashuri, kujdes dhe konsideratë maksimale për nevojat e ndryshme të nxënësve. Ne jemi përkushtuar për të nxitur një atmosferë ku çdo fëmijë ka mjetet, burimet dhe mbështetjen për të lulëzuar. Gjithmonë do të jem në gatishmëri që të bëj realitet këto vizione dhe për të krijuar kujtime të qëndrueshme dhe për të festuar potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj kategorie të fëmijëve!”, u shpreh mbështetësi i këtij projekti, Dr. Astriti, ndër të tjera.

Një dhomë burimore mund të ofrojë:

  • Mbështetje individuale: Fëmijët mund të punojnë me mësues të trajnuar, të cilët u ndihmojnë atyre të përballen me vështirësitë e tyre mësimore;
  • Pajisje të specializuara: Si mjete dhe materiale që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive motorike, komunikimit dhe mësimit;
  • Qetësi dhe fokus: Një mjedis më të qetë dhe pa shpërqendrime, i cili mund të jetë më i përshtatshëm për fëmijët që kanë nevoja të veçanta, si ata me autizëm ose çrregullime të tjera të zhvillimit.
  • Kjo dhomë mund të ofrojë gjithashtu mundësi për punë grupore ose aktivitete që ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi sociale dhe emocionale në një mjedis të mbështetur dhe të kontrolluar.
Tags: Astrit SokoliKomuna e KaçanikutShkolla fillore "Emin Duraku"Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell dhe vranësira

A do të bashkëpunojnë VV dhe Nisma për konstituimin e Kuvendit?- Flet deputetja e VV-së

A do të bashkëpunojnë VV dhe Nisma për konstituimin e Kuvendit?- Flet deputetja e VV-së

Gashi: Presidentja Osmani ka informata të besueshme – presim sqarimin e saj në konferencë

Gashi: Presidentja Osmani ka informata të besueshme – presim sqarimin e saj në konferencë

Gucati pas vendimit për Shalën: Po dënojnë UÇK-në për t’ia plotësuar dëshirat Serbisë

“Info Nata”- 14.07.2025

“Info Nata”- 14.07.2025

Vëlla e motër nga Kosova, Hana e Muhamed Kurtolli fitojnë medalje në olimpiadën e matematikës në Barcelonë

Vëlla e motër nga Kosova, Hana e Muhamed Kurtolli fitojnë medalje në olimpiadën e matematikës në Barcelonë

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X