TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për herë të parë në histori, mësim në shqip në shkollat publike të New York-ut

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Për herë të parë në histori, mësim në shqip në shkollat publike të New York-ut

Në një nga shkollat publike në New York u inaugurua “Programi Kalimtar Dygjuhësh për Shqiptarët”, në shqip dhe anglisht, që do t’u shërbejë fëmijëve shqiptaro-amerikanë në Bronx.

I financuar nga Departamenti i Edukimit në Qytetin e New York-ut, programi lehtëson inkuadrimin e nxënësve shqiptarë që ende nuk dinë anglisht apo të nxënësve të rritur në SHBA që duan të mësojnë edhe shqip duke ua ofruar mësimin, në të gjitha lëndët, në të dy gjuhët, në shqip dhe anglisht.

Ky program që si e përmendën shumë nga folësit nuk ka të ngjashëm për shqiptarët në asnjë vend të botës, është fryt i një pune shumëvjeçare të drejtuar kryesisht nga udhëheqësi i komunitetit Mark Gjonaj dhe veprimtarja, mësuesja, dhe Anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), Drita Gjongecaj, raporton illyria.com.

Shkolla PS/MS 108 në Bronx është streha e këtij programi që po fillon me një klasë në moshën e kopshtit parashkollor dhe do të rritet vit pas viti duke pasur nga një klasë për fëmijët shqiptarë në çdo nivel shkollimi.

Në ceremoninë historike që u mbajt në mëngjesin e 25 shtatorit 2025 mori pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, që ndodhet në SHBA për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Gjonaj dhe Gjongecaj prezantuan miqtë nga atdheu me drejtoreshën e shkollës, Stephanie Mustafa, por edhe me figura të larta të sistemit shkollor në New York si Superintendentja Cris Vaughan, Senatoren e Shtetit Nathalia Fernandez dhe Anëtarin e Asamblesë John Zaccaro Jr. për distriktin ku ndodhet shkolla.

Përpara ceremonisë, Presidenti Begaj vizitoi klasën ku do të mësojnë vogëlushët shqiptarë, u takua me ta dhe me mësuesen e tyre si dhe u shpërndau në mënyrë simbolike disa nga librat që kishte sjellë me vete Ambasadori i Shqipërisë në Washington, Ervin Bushati.

Në hyrje të sallës së madhe ku u mbajt ceremonia, Presidenti Begaj dhe Ministrja Gërvalla firmosën sipas traditës stendat me fotografitë e tyre që u uronin mirëseardhjen.

Salla ishte zbukuruar me tullumbace që kishin ngjyrat e flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe plot simbole të tjera kombëtare, flamuj amerikanë, shqiptarë e të Kosovës.

Salla ishte plot me fëmijë dhe prindër të zonës përreth

Në fillim të ceremonisë u lexuan emrat e fëmijëve që po hyjnë në histori si nxënësit e parë të këtij programi kalimtar dygjuhësh, për të siguruar që asnjë fëmijë shqiptar të mos diskriminohet apo të mbetet mbrapa sepse nuk di anglisht apo se familja nuk ka mundësi financiare që ta shkollojë privatisht. Ky program siguron një ‘kalim të përshkallëzuar’ duke ia ofruar mësimet në të dy gjuhët, duke ia lehtësuar kalimin nxënësve në gjuhën angleze.

Në fjalimin e tij me këtë rast, Gjonaj falënderoi të gjithë të ftuarit e nderit, sidomos drejtoreshën e shkollës, Mustafa, dhe veprimtaren Drita Gjongecaj për kontributin e tyre në vite që ky program të bëhej realitet.

“Kur Drita Gjongecaj erdhi dhe më foli për këtë ide, në 2013 unë i dhashë arsye se pse nuk mund të realizohej. Nuk kemi aq shumë fëmijë si numër, nuk ka interes, nuk ka fonde, e të tjera. Por ka rëndësi në këto çështje kur punon me njerëz që nuk pranojnë fjalën “jo” dhe vijojnë deri sa ia arrijnë qëllimit”, tha ai.

Gjonaj vlerësoi ndihmën e jashtëzakonshme të shumë miqve të shqiptarëve në bashki dhe pushtetin lokal që ndihmuan që ëndrra të bëhej realitet.

Presidenti Begaj hapjen e programit dygjuhësh e vlerësoi si “një moment shumë të bukur dhe emocional”.

Ai nënvizoi se duke u dhënë mundësi fëmijëve që të mësojnë në gjuhën shqipe u japim atyre dhuratën e gjuhës, u japim rrënjë.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, foli si prind që ka rritur fëmijë në emigracion, sesi gjithmonë e ka menduar se çfarë duhej bërë që fëmijët e saj të mos rriteshin vetëm si gjermanë të mirë por edhe si shqiptarë, ndonëse në një vend tjetër, mes një kulture tjetër.

Ajo shprehu admirim për këtë program që e gërsheton bukur traditën me përfshirjen në atdheun e ri.

Duke iu drejtuar fëmijëve që dëgjonin të hutuar fjalimet, ajo u tha se mbase po mërziten dhe nuk e kuptojnë se çfarë rëndësie ka ky moment për komunitetin dhe kombin, por do të vijë një ditë dhe do ta kuptojnë dhe do të jenë krenarë që ishin pjesë e klasës së parë dygjuhëshe.

Një vizitë surprizë ishte ajo e kongresistes demokrate, Alexandria Octavia-Cortez, e cila uroi dhe përshëndeti komunitetin shqiptar për këtë arritje.

“Edhe unë jam rritur në New York si fëmijë me prindër portorikanë që kishin spanjishten si gjuhë të parë”, tha ajo.

Ajo tha se pesha e mësimit të gjuhës nuk duhet të mbetet e gjitha në kurriz të prindit, por duhet të ndihmohet nga shteti pikërisht se si po ndodh në këtë rast.

Ndërkaq, Drita Gjongecaj e cila përshkroi rrugën që kishin ndjekur për të arritur deri aty dhe premtoi se ky program është vetëm fillimi.

“Ky hap i madh ka një rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar: ai jo vetëm që ruan dhe forcon gjuhën amtare te brezat e rinj, por gjithashtu rrit prezencën dhe identitetin tonë kulturor në një nga sistemet më të mëdha arsimore në botë. Si nismëtare e këtij projekti, jam e bindur se kjo është vetëm pika e parë e një rruge të gjatë. Synimi ynë është që ky model të shtrihet në shkolla dhe lagje të tjera të Nju Jorkut, duke i dhënë mundësi sa më shumë fëmijëve shqiptarë të mësojnë gjuhën, kulturën dhe historinë tonë, krahas zhvillimit akademik në anglisht”, tha ajo.

 

Tags: Gjuha shqipenew yorkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Si Lista Serbe përmes organizatave joqeveritare financon drejtpërdrejt fushatën zgjedhore në Graçanicë nga buxheti

Si Lista Serbe përmes organizatave joqeveritare financon drejtpërdrejt fushatën zgjedhore në Graçanicë nga buxheti

Fukuyama: Guximi i studentëve në Serbi e obligon komunitetin ndërkombëtar të reagojë

Fukuyama: Guximi i studentëve në Serbi e obligon komunitetin ndërkombëtar të reagojë

Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Omanit në OKB për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Omanit në OKB për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

FSK dhe FARSH rrisin bashkëpunimin në fushën e logjistikës

FSK dhe FARSH rrisin bashkëpunimin në fushën e logjistikës

Si Lista Serbe përmes organizatave joqeveritare financon drejtpërdrejt fushatën zgjedhore në Graçanicë nga buxheti

Si Lista Serbe përmes organizatave joqeveritare financon drejtpërdrejt fushatën zgjedhore në Graçanicë nga buxheti

Fukuyama: Guximi i studentëve në Serbi e obligon komunitetin ndërkombëtar të reagojë

Fukuyama: Guximi i studentëve në Serbi e obligon komunitetin ndërkombëtar të reagojë

Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Omanit në OKB për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Omanit në OKB për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

FSK dhe FARSH rrisin bashkëpunimin në fushën e logjistikës

FSK dhe FARSH rrisin bashkëpunimin në fushën e logjistikës

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj bashkëshortes, i gjenden edhe armë e municion në shtëpi

Giroud thyen rekord në Europa League, gol në moshën 38-vjeçare

Giroud thyen rekord në Europa League, gol në moshën 38-vjeçare

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet në Podujevë i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën