TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për dy ditë, “Trepça” largoi shtatë punëtorë

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
Për dy ditë, “Trepça” largoi shtatë punëtorë

Edhe tre punëtorë në ndërmarrjen “Trepça” janë larguar nga puna të martën. Të tre këta sipas njoftimit të kësaj ndërmarrje kanë bërë shkelje të rëndë gjatë kryerjes së detyrës. E në një rrëfim për tëvë 1, njëri nga të larguarit përkohësisht, Xhevdet Tahiri ka thënë se vendimi për largim është i padrejtë derisa ai akuzohet për punësimin e vëllait si shofer personal.

Tre punonjës sipas njoftimit të ndërmarrjes janë larguar pasi kanë bërë shkelje të rëndë gjatë kryerjes së detyrës.

Por jo vetëm këta të tre, edhe gjashtë punëtorë të tjerë të ndërmarrjes “Trepça” u larguan nga puna ditë më parë.

Një nga ta është edhe Xhevdet Tahiri, i cili ishte drejtor i shërbimit teknik – gjeodezik.

Ndërrmarrja “Trepça” përmes një postimi në facebook thotë që  Tahiri është larguar përkohësisht nga puna me vendim të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv  duke u bazuar në rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

Por, këtë vendim të Trepçës e sheh si të padrejtë Tahiri.

“Mu me kanë larguar prej pune padrejtësisht, ata janë referua Ligjit të punës dhe një rregullore të Brendshme duke mos e përfillë Kodin e Procedurës Penale. Kodi i Procedurës Penale tregon që  unë jam i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë . Aktakuza është për konflikt interesi. Unë nuk e kam punësuar askënd vetëm e kam bërë kërkesë, konkursi ka qenë i hapur ka qenë publik transparent ka kandidua një kandidatë , vëllai im, tjetër nuk ka kandiduar askush, komisioni përgjegjës, të përberë nga zyra ligjore dhe burimeve njerëzore, procedurat i kanë bërë ata. Unë kurrë nuk kam bërë kërkesë për një shofer personal”, tha ai.

Sipas Tahiri kërkesa për punësimin e vëllait nuk ishte në kundërshtim me ligjin.

“Aktakuza më është ngritur në vitin 2021, pas dy  vite e gjysëm, aktakuza është ngritë pasi një personi aty në Trepçë  iu ka rreziku vendi si përfaqësues i bordit mbikëqyrës. Zyra kombëtare e auditivi nuk ka gjetur shkelje sepse në vitin 2019 Trepça nuk ka pas rregullore për sistematizimin e tyre”, tha Tahiri.

Tahiri thotë se ka dorëzuar kërkesë që të rikthehet në punë.

E jo vetëm Tahiri, edhe Mërgim Zeneli  i ka reaguar Ndërmarrjes Trepça në njoftimin për shkarkimin e tij nga puna.

“Ky me iniciale M.Z jam unë dhe nuk është aspak e vërtet që më keni larguar nga puna kinse kam bërë shkelje të rregullores së punës.Unë e kam lan punën vet me datën 10.06.2024 dhe janë të informuar të gjithë stafi udhëheqës në StanTerg .Këto shpifje dhe dezinformata që ju po i perdorni kinse për suksese janë skandaloze dhe turpëruese. Njerëz të tillë e kanë sjellë këtë ndërmarrje buzë falimentimit.Punoni e siguroni pagat e minatorëve që ju keni mbet borxh e mos dezinformoni, pasi qe shumë punëtor tjerë do të veprojnë njejt sikur unë dhe do e braktisin atë ndërmarrje. Me Fat”, ka shkruar në Facebook Zeneli.

Por këto pretendime të Zenelit  janë hedhur poshtë nga ndërmarrja “Trepça”.

“Sa i përket z. Mergim Zeneli,  pretendimet e tij nuk qëndrojnë pasi që Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A duke u bazuar në fletëparaqitjen me nr.prot: 2016 të datës 01.8.2024 nga udhëheqësi i njësisë biznesore dhe kërkesa për zhvillimin e procedurës disiplinore e datës 14.8.2024, Komisioni Disiplinor pas administrimit të provave ka konstatuar se z.Mergim Zeneli ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, sipas nenit 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27  të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale te Trepça Sh.A, ku që nga data 09.6.2024  nuk është paraqitur në vendin e punës”, tha zyrtarja për informim në ndërmarrjen “Trepça”, Donika Osmani.

Në fillim të muajit gusht ishte liruar nga detyra edhe kryeshefi ekzekutiv, Bashkim Kurti, pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte marrë vendim që të anulohet zgjedhja e Kurtit në krye të ndërmarrjes “ Trepça”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

“InfoNata” 11.09.2025

“InfoNata” 11.09.2025

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën