Politologu, Albinot Maloku dhe njohësi i sigurisë, Selam Shkodra kanë debatuar për masat që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës- muaj më parë.
Sipas Malokut këto masa kanë ardhur si kundërpërgjigje e veprimeve të Qeverisë.
“Veprimet e pakoordinuara kanë pru masat. A masat sot në ditë të sotit e kanë humbur kuptimin për arsyeje të shumë ngjarjeve që kanë ndodhur më tej…Nuk kanë ardhur vetëm pse kanë mundur, masat janë kundërpeshë e veprime tona”, ka deklaruar ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ndërsa, Shkodra tha se këto masa janë antidemokratike dhe s’ka parime në to.
Sipas tij në Kosovë nuk ka pasur as nuk ka Qeveri antievropiane dhe antiamerikane.
“Nuk janë ato masa, janë antidemokratike, s’ka parime në ato masa. Vetëm pse kanë munduar i kanë bërë ato masa. Ndaj nuk ka pretekst, janë tërësisht të padrejta. Qeveri në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk ka as tani që ka bërë veprime antievorpiane dhe antiamerikane”, ka thënë ai.