TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Për çka akuzohet se spiunoi te BIA serbe Hysri Selimi?

Ndërkaq, ka nisur gjykimi kundër Hysri Selimit, kosovarit të akuzuar për spiunazh tek BIA serbe. Në seancën fillestare, Prokuroria ka zbuluar se pjesë e aktakuzës janë komunikime të cilat Selimi i kishte bërë me zyrtarë të lartë të BIA-s serbe, dhe se gjithë shërbimin për ta, sipas Prokurorisë, Selimi e kishte kryer në këmbin të një shtëpie dhe një page prej 700 eurove në muaj.

by Florijeta Dernjani
3 muaj ago
0 0
A A

I arrestuar që nga muaji maj i këtij viti, Hysri Selimi seancën fillestare e pati sot.

Ai akuzohet për spiunazh tek BIA serbe, nga data e pacaktuar e deri në kohën e arrestimit të tij.

Në këmbim të një shtëpie, Selimi akuzohet se i kishte dhënë informacione BIA-s serbe, në lidhje me ISIS-in dhe shqiptarët që iu bashkuan kësaj organizate terroriste.

“Paraprakisht e kishin pajisur me tre telefona të mencur e me mjete financiare, duke i premtuar edhe blerjen e një shtëpie, i njëjti me 22.11.2015 kishte udhëtuar në Siri përmes aeroportit të Stambollit me mision të caktuar nga BIA, fillimisht duke iu bashkuar organizatës terroriste ISIS, pastaj dërgimin e informacioneve tek BIA në lidhje me numrin e shqiptarëve pjesëmarrës në organizatën terroriste ISIS”, deklaroi prokurori special, Bekim Kodraliu.

E pas kthimit të tij në Kosovë, fusha e informacioneve që Selimi kishte dërguar tek BIA kishte ndryshuar.

“Si i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe e Sigurisë së Republikës së Serbisë, që njihet si BIA, në vazhdimësi e ka ndihmuar punën e shërbimit të tillë, në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve në lidhje me veprimtarinë e pjesëtarëve të UCK-së, vrasjet gjatë luftës, personat e radikalizuar dhe numrin e pjesëmarrësve në luftën në Siri”, deklaroi prokurori special.

Për dhënien e këtyre informacioneve dhe jo vetëm, sipas Prokurorisë, Selimi kishte shkuar në vazhdimësi në Serbi.

“Kishte vazhduar të takohej me zyrtarë të BIA-s, më konkretisht me drejtorin për luftimin e terrorizmit në kuadër të BIA-s, Igor Babiq, dhe një zyrtar tjetër, në territorin e Serbisë, si në Vranje, Nish e Bujanoc, të cilët i informonte në bazë të detyrave që ua kishin caktuar praprakisht, e që kishin të bënin me informacione në lidhje me personat e radikalizuar dhe zhvillimin e rrymave vehabiste në Kosovë, ndikimin e tyre, numrin dhe funksionimin e mesxhideve, si dhe informata të tjera të rëndësishme. Ndërsa, si shpërblim për këto informacione zyrtarët e BIA-s e paguanin deri në 700 euro në muaj”.

Për gjitha këto akuza, Hysri Selimi u deklarua i pafajshëm.

“Jam i pafajshëm në tërësi”, deklaroi Hysri Selimi.

Në seancën fillestare mbrojtja e Selimit kërkoi edhe ndalimin e masës së paraburgimit, por që kjo u kundërshtua nga prokuroria.

“Gjatë zbatimit të masave të vecanta hetimore, është konfirmuar se i pandehuri në vazhdimësi ka udhëtuar në territorin e Serbisë, për cka ekziston rreziku se i njëjti mund të arratiset në qoftë se nuk i vazhdohet masa e paraburgmit”, deklaroi prokurori special.

Gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes për ndërprerje të masës së paraburgimit, derisa u dha afat për kundërshtimin e aktakuzës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brnabiqin

Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brnabiqin

Zyra e Kryeministrit: Në takimin Kurti–KFOR u diskutua siguria dhe bashkëpunimi në vend

Zyra e Kryeministrit: Në takimin Kurti–KFOR u diskutua siguria dhe bashkëpunimi në vend

Gjeografia e klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut, libri në gjuhën shqipe thotë se: Kosova është pjesë e Serbisë

Gjeografia e klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut, libri në gjuhën shqipe thotë se: Kosova është pjesë e Serbisë

“Info Nata”- 08.12.2025

“Matrix”- 08.12.2025

“Matrix”- 08.12.2025

Zyra e Kryeministrit: Në takimin Kurti–KFOR u diskutua siguria dhe bashkëpunimi në vend

Zyra e Kryeministrit: Në takimin Kurti–KFOR u diskutua siguria dhe bashkëpunimi në vend

Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë

Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë

Gjeografia e klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut, libri në gjuhën shqipe thotë se: Kosova është pjesë e Serbisë

Gjeografia e klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut, libri në gjuhën shqipe thotë se: Kosova është pjesë e Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën