TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Për 8 muaj 250 raste të reja me kancer të gjirit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Për 8 muaj 250 raste të reja me kancer të gjirit

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ushtruesi detyrës së drejtori të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi i cili tha se gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja me sëmundje malinje.

“Po për periudhën janar-gusht të këtij viti në bazë të evidencës që e kemi në klinikën tonë janë 250 raste afërsisht, vetëm me kancer të gjirit, kurse në total afër mbi 1 mijë e diçka në total me sëmundje malinje. Ky numër nga viti i kaluar është ndoshta si statistikë e përafërt, por ne po pretendojmë edhe po llogarisim që deri në fund të fundit ky numër i të sëmurëve në përgjithësi, por në veçanti i atyre me kancer të gjirit të jetë ndoshta 10, 15 apo deri në 20% me rritje. Ky e përcjell trendin global botëror të rritjes të incidencës së shfaqjes së sëmundjeve malinje, andaj edhe ne si Kosovë nuk është që mund t’i shmangemi”, tha Bislimi.

Si sfidë për trajtim të pacientëve që vuajnë nga kanceri i gjirit, por edhe në përgjithësi të atyre që vuajnë nga sëmundjet malinje, Bislimi ka evidentuar mungesën e kujdesit paliativ.

“Tek ne si Kosovë mungon kujdesi paliativ që është një shërbim krejt diçka tjetër nga ajo që ne mundohemi ta ofrojmë…. Është një specialitet në vete, fushë në vete e cila qytetarëve tanë nuk ua ofrojmë akoma sepse nuk e kemi. Ata pacientë paliativ ne mundohemi tu ofrojmë shërbime në klinikë por edhe klinikat e tjera ata janë të shpërndarë gjithandej nëpër klinika dhe spirale regjionale dhe shërbimet primare… Unë mendoj se këtu ka rëndësi shumë që të krijohen kapacitet duke filluar prej atyre resurseve humane dhe infrastrukturore që të ofrohet shërbimi palitaiv sepse këta pacientë diku 20 deri 30% të tyre i kemi në klinikën tonë, edhe këta e reflekton edhe në punën tonë të përditshme për shkak se duhet të merremi me ta, nëse kish me qenë një qendër paliative kishte me qenë meritore edhe për ata pacientë me atë shërbim”, u shpreh ai.

Lidhur me mbulueshmërinë e barnave nga lista esenciale për pacientët me kancer të gjirit, Bislimi tha se furnizimi nga kjo listë ka qenë i kënaqshëm.

“Ne gjithmonë thirremi në listën esenciale që e kemi të barnave në klinikën tonë, dhe mbulueshmëria e kësaj liste përafërsisht ka qenë diku 70-75%. Sa i përket kancerit të gjirit tretmani me citostatik, me terapi për kimio që e zbatojnë mund të them se ka qenë e kënaqshme duke përfshirë ato protokolle që i ndjekim, edhe me target terapi për ata që kanë nevojë marrjen e tranfuzumabit, herceptina që dihet më shumë në popull dhe me atë nuk kemi qenë edhe keq, furnizimet kanë qenë konfrom planifikimit. Një boshllëk e kemi pasur këtyre ditëve sidomos këtë muaj për shkak të disa rrethanave por po mendoj se sa i përket menaxhimit të kancerit të gjirit nuk kemi qenë keq, duke pas parasysh të gjitha rrethanat që na shoqërojnë neve si vend… Ato protokolle që janë standarde që i përdorim më shpesh kryesisht i kemi pas, ato tabletat hormonale të cilat i përdorin pacientët nëse kanë indikacion për to kryesisht i kemi pas, vetëm kemi qenë në mungesë të herceptinës në këtë periudhë të shkurt që na la”, theksoi Bislimi.

Doktor Bislimi shprehu si shqetësim mungesën e stafit infermieror. Sipas tij shpesh ndodh që një infermier të kujdeset për 40-50 pacientë që janë duke marrë kimioterapi.

Një gjë të tillë nuk e kemi shumë të prekshme ne në Klinikën tonë, ne kemi pas lëvizje të stafit infermieror, një koleg i yni nga shërbimi i radioterapisë ka bërë një lëvizje ndoshta të përkohshme jashtë vendit, ndoshta dhe mbetet, por ky si trend po vazhdon, duhet të shikohet në këtë drejtim me ndal këtë trend negativ që po vazhdon dhe duhet me marr masa… Kemi mungesë të infermierëve nëse i shikojmë numrat nuk del ashtu unë i shikojnë anën praktike se kush po jep shërbime. Dhe kemi mungesë të infermierëve pasi që konkretisht shpesh ndodh që infermier në sallën e kimioterapisë të ofroj shërbime për 40-50 pacientë. Por edhe në repartin e radioterapisë nuk qëndrojmë më mirë edhe aty kemi mungesë të teknikëve të radioterapisë që është diçka më specifike dhe kjo si problematik mungesa kryesisht e infermierëve të them është jo vetëm në klinikën tonë por është edhe në shërbimet tjera”, theksoi ai.

Ndryshe, muaji tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Abdixhiku pret të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë, diskutohet situata politike në Kosovë

Abdixhiku pret të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë, diskutohet situata politike në Kosovë

Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje të koordinuar ndërkombëtare

Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje të koordinuar ndërkombëtare

​Osmani: Kosova e përqafon inteligjencën artificiale me qartësi dhe bindje, jo me frikë

​Osmani: Kosova e përqafon inteligjencën artificiale me qartësi dhe bindje, jo me frikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën