ProCredit Superliga vazhdon këtë fundjavë me përballje tejet interesante, teksa kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta. Çdo ndeshje tashmë ka peshë të madhe, me skuadrat që luftojnë për pozitat më të mira në tabelë.
Derbi i madh i kësaj jave zhvillohet të dielën, ku Peja pret Sigal Prishtinën në “Karagaqi”.
Pejanët kanë 13 fitore dhe 12 humbje, ndërsa prishtinasit ndajnë të njëjtin bilanc me Trepçën—16 fitore dhe 9 humbje. Një përballje që pritet me padurim nga të gjithë.
Në “Shani Nushi”, Vëllaznimi synon të vazhdojë paraqitjet pozitive kundër Borës. Gjakovarët kanë 12 fitore dhe 13 humbje, ndërsa Bora ka arritur 8 fitore dhe ka pësuar 17 humbje.