Klubi i Basketbollit Peja, ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për transferimin e amerikanit Jordan Johnson (PG, 1.82cm, 30 vjet) për sezonin 2025/26.
Jordan Johnson i cili më parë ka pasur eksperiencë në Kosovë gjatë sezonit 2019/20 ku luajti me mesatare 19.8 pikë, 3.3 kërcime, 6.5 asistime për ndeshje – karrierë ka zhvilluar edhe në Holandë, Ukrainë, Gjermani, Britani të Madhe, Turqi dhe së fundmi në Sllovaki.
Në katër sezonet e fundit, Johnson ka luajtur respektivisht me mesatare prej 15.8, 18.3, 15.6 dhe 13.6 pikë për ndeshje duke shtuar edhe mbi 6 asistime për ndeshje në të njëjtën kohë.
Poashtu, Jordan Johnson dhe Tajh Green bashkohen përsëri në “Karagaçi” pas aventurës së bashku me Newcastle Eagles.
Johnson tashmë ka filluar stërvitjet nën urdhrat e trajnerit Greg Gibson dhe është gati për sezonin e ri me ngjyrat verdh e zi.