TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Peja mposhtet në finalen dramatike në Ligën Ballkanike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Peja mposhtet në finalen dramatike në Ligën Ballkanike

Peja është mposhtur në finale të Ligës Ballkanike në basketboll. Të dielën mbrëma në Stara Zagora të Bullgarisë, Peja u mposht nga skuadra izraelite, Hapoel Beer Sheva. Skuadra pejane u mposht me rezultatin e ngushtë, 101:95.

Në periudhën e katërt Peja disa herë ishte në epërsi të lehtë. Udhëhoqi 78:76 e 85:84. Dy minuta para fundit rezultati ishte i barabartë, 91:91. Por më pas skuadra izraelite realizoi më shumë pikë për të fituar 99:95 në fund.

Në gjysmëfinale, Peja e mposhti Beroen bullgare me rezultat 124:82. Kjo ndeshje u luajt të premten. Ndërkohë, Hapoeli fitoi ndaj Milenijum Kodios së Malit të Zi me rezultat 123:72.

Stinorin e rregullt Peja e kishte përfunduar në pozitën e dytë, pas Hapoelit. David Joseph i shënoi 31 pikë për Pejën. Brad Waldow i kishte 23 pikë për skuadrën kosovare. Ai u shqua edhe me 15 kërcime. Jalen Tate i realizoi 21 pikë. Por ka munguar kontributi më i madh i lojtarëve vendorë.

David Efiyani u dallua te Hapoeli me 28 pikë. Greg Whittington 9 i kishte 23 pikë e tetë kërcime. 18 pikë i shënoi Ben Moore.

Peja është edhe në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Do të përballet me Trepçën.

Liga Ballkanike ka pasur telashe të mëdha. Stinorin e rregullt e përfunduan vetëm katër skuadra, nga shtatë sa kishin nisur garimin. Tri të tjera, duke përfshirë Bashkimin e Prizrenit, kanë ndalur në gjysmë garimin.

Peja për herë të parë ishte në finale të Ligës Ballkanike. Kjo ishte liga e parë që hapi dyert për skuadrat kosovare. Por në vitet e fundit mezi ka ekzistuar, ndërsa niveli i skuadrave ishte jo i duhuri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ofroi kafe e çaj falas për tifozët turq, pronari i restaurantit nga Prishtina, pritet në Federatën e Futbollit të Turqisë

Ofroi kafe e çaj falas për tifozët turq, pronari i restaurantit nga Prishtina, pritet në Federatën e Futbollit të Turqisë

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën