TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Peja e pakënaqur me ndarjet buxhetore

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Peja e pakënaqur me ndarjet buxhetore

Komuna e Pejës po e konsideron të padrejtë ndarjen e buxhetit të vitit 2024 të paraparë nga Qeveria e Kosovës me arsyetimin se ndarja buxhetore po bëhet në baza partiake.

Ndërsa, në krahasim me ndarjen e buxhetit të viteve të kaluara kjo komunë ka përfituar shuma më të mëdha, se sa tash në udhëheqje të nivelit qendror Lëvizjen Vetëvendosje.

Drejtori për Buxhet dhe Financa në Pejë, Jeton Abazaj, theksoi se ndarja e buxhetit në krahasim me komuna të tjera, për Pejën është vetëm një shumë simbolike dhe jo e mjaftueshme.

Abazaj thotë se ndarja e buxhetit për komuna duhej të ishte shpërndarë në mënyrë proporcionalë. Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur për shkak se Peja si komunë nuk qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje dhe për këtë arsyeje i është ndarë buxhet më pak.

“Mendoj se është një buxhet jo proporcional, në krahasim me komunat e Republikës së Kosovës, ka komuna jo pse unë kam zili pse Komuna Kamenicës ka marrë më shumë buxhet, po të paktën ishte dashur përderisa nuk ekziston një mundësi tjetër e shpërndarjes së buxhetit që të ketë buxhet proporcional. Unë besoj që janë anashkaluar komunat që nuk qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje. Qysh do që unë e them këtë, edhe dikush mund të mos besoj në këtë, tabelat e buxhetit e dëshmojnë këtë të kundërtën , d.m.th. buxheti që ka kaluar në lexim të parë, atë që e kam parë unë dëshmojnë që komunat si Kamenica përfitojnë miliona, ndërsa komunat si Peja, Gjakova dhe komuna tjera që nuk qeverisen nga lëvizja Vetëvendosje marrin, shuma shumë simbolike”, tha Abazaj.

Drejtori për Financa, Abazaj shtoi se Pejës i janë të premtuara dy projekte të reja në vlerë prej 400, 000 mijë euro, ndërsa projektet e tjera janë të ripërsëritura. Sipas Abazit, ato nuk llogariten projekte të reja dhe se për vitin 2024, duhet të kishte më shumë buxhet për këtë komunë.

Ai shpreson që të aprovohet ligji për grantin e katërt të komunave dhe në këtë mënyrë buxheti të ndahet sipas numrit të banorëve dhe specifikave të tjera.

“Në vlerë financiare ka disa projekte që i kanë përsëritur dhe unë nuk i numëroj si të reja, projekte qëi kanë pasur si të reja me nga 200.000 euro që janë projekte të reja për komunën e Pejës.Të tjerat kanë qenë në kohë të më hershme dhe janë buxhetuar, por ka edhe projektesiç është rasti i rrugës së Rugovës, kemi pasur një shteg të biçikletave prej Patrikanës deri kilometri i pestë, është larguar i tëri nga buxheti, në total kemi të premtuara dy projekte të reja nga Qeveria Kurti, në vlerë financiare 400,000 euro. Çdoherë buxhetet komunale, si komuna të mesme nuk janë të mjaftueshme dhe besoj që ka pasur më shumë buxhet me ndarë për komunën tonë. Në rastet kur është qeverisur jo nga LDK-ja, nivel qendror, ne kemi marrë më shumë buxhet se sa tani, në rastin edhe kur është qeverisur nga partitë tjera, Peja është buxhetuar më shumë se sa tani.  Qeveria të aprovojë ligjin e financimit të pushtetit lokal që e kanë në draft dhe tavolinë qe sa vite, aty përcaktohet që komuna të përfitojë në grantine katër dhe me këtë ndahet në bazë të numrit të banorëve dhe specifikave te tjera” tha Abazaj.

Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin e 2024 në vlerë 3 miliardë e 314 milionë euro. Në këtë seancë partitë opozitare, kanë kritikuar Qeverinë për hartimin e këtij projektbuxheti, i cili sipas tyre është i varfërisë dhe stagnues.

Në anën tjetër, kryeministri, Albin Kurti gjatë prezantimit të këtij projketligji në Kuvend, ka thënë para deputetëve se me buxhetin e vitit 2024 ka rritje të buxhetit për komunat ku janë paraparë 742 milionë euro./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën