TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Peja dhe Ylli kërkojnë vendin e dytë në xhiron e fundit  

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Peja dhe Ylli kërkojnë vendin e dytë në xhiron e fundit   

Këtë mesjavë do të zhvillohet edhe xhiroja e fundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll. Do të luhen vetëm tri ndeshje, dy sot  dhe e fundit të enjten.

Një duel tjetër i kësaj xhiroje por që nuk ka pasur ndonjë vlerë, është zhvilluar ditë më parë ku Proton Cable Prizreni mposhti Istogun.

Prej tri ndeshjeve të mesjavës, dy janë tejet interesante pasi Peja dhe Golden Eagle Ylli synojnë që në garat e plejofit të futen nga pozita e dytë në tabelë.

Aktualisht, Ylli është i dyti më 45 pikë, sa i ka edhe Peja në pozitën e tretë por nëse e mbyllin stinorin e rregullt me pikë të barabarta, atëherë pejanët do të dalin të dytët për shkak të bilancit më të mirë në duelet direkte.

Kampionia në fuqi, Peja të mërkurën mbrëma luan në udhëtim te Bashkimi, ndeshje kjo që starton në orën 20:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Peja ka shtatë pikë më shumë se Bashkimi që është i gjashti në tabelë dhe në plejof do të luaj në serinë çerekfinale me ekipin që përfundon në pozitën e tretë.

Në tri përballjet e mëparshme të stinorit të rregullt, Peja ka dy fitore karshi një distafe kundër Bashkimit.

Të mërkurën në të njëjtën kohë, luhet edhe ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit në Gjakovë. Kjo përballje nuk është përcaktuese për renditje në plejof, pasi këto dy skuadra do të përballen me njëra tjetrën edhe në serinë çerekfinale. Pra, Prishtina dhe Vëllaznimi do t’i vazhdojnë duelet mes vete edhe në plejof pasi këto skuadra stinorin e rregullt e mbyllin në pozitat katër dhe pesë.

Xhiroja e 28-të do të mbyllet të enjten prej orës 20:00 me duelin mes Trepçës dhe Yllit që luhet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Këto dy skuadra, të dielën u përballen edhe në finalen e Ligës Unike në Vlorë, ku Trepça fitoi në sekondat e fundit. Dy ekipet e para në tabelë në stinorin e rregullt, automatikisht kualifikohen në gjysmëfinale të plejofit, ndërsa katër skuadrat tjera do të përballen në çerekfinale.

Në serinë çerekfinale, skuadrat që realizojnë nga dy fitore, do të avancojnë në gjysmëfinale.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Flick po e konsideron largimin nga Barcelona

​Flick po e konsideron largimin nga Barcelona

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

Chiesa largohet nga Liverpooli

Chiesa largohet nga Liverpooli

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Prizren, policia nis hetimet

Për dy ditë, policia në veri gjen mbi 140 kg eksploziv, mbi 900 fishekë dhe armë të ndryshme

Policia gjen armë e pajisje ushtarake në një shtëpi ta pabanuar në Leposaviq

Kosova bie për tri pozita në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

Kosova bie për tri pozita në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

​Kupa e Kosovës rikthehet sot me dy përballje të forta të 1/8-tës

​Kupa e Kosovës rikthehet sot me dy përballje të forta të 1/8-tës

Mbi 1.000 efektivë zbresin sot në terren, zbulohet plani i masave për protestën e opozitës

Mbi 1.000 efektivë zbresin sot në terren, zbulohet plani i masave për protestën e opozitës

​Flick po e konsideron largimin nga Barcelona

​Flick po e konsideron largimin nga Barcelona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën