Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka reaguar lidhur me ndërprerjen e numërimit të votave në këtë komunë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar “Prap hibrida aaa”.
Në Qendrën e Numërimit të Votave në Mitrovicë të Jugut në mbrëmje kanë arritur pjesëtarë të Prokurorisë dhe Policisë.
“Ekspertët e KQZ-së kanë dalë në vendin e ngjarjes janë duke i monitoruar fletëvotimet me numra të dyshuar serik”, ka thënë prokurori, Shpëtim Peci.
Ndërsa, KQZ ka thënë se është bërë një gabim teknik gjatë printimit të kodit të fletëvotimit.







