TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peci pajtohet me propozimin e Memli Krasniqit: Data 15 qershor, mundësi për zgjedhje të reja

by TËVË 1
2 vjet ago
39
A A
Peci pajtohet me propozimin e Memli Krasniqit: Data 15 qershor, mundësi për zgjedhje të reja

Pas dy dështimeve për konstituimin e Kuvendit, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, thotë se ekzistojnë dy mundësi për zgjidhjen e situatës politike.

Peci thotë se opsioni i parë është që formimin e qeverisë ta bëjë LVV-ja dhe opsioni tjetër është shkuarja në zgjedhje.

Madje, për opsionin e dytë, Peci bazohet në propozimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka propozuar që Kosova të shkojë në zgjedhje më datë 15 qershor.

Për këtë propozim, Peci vlerëson që nuk duhet të hedhur poshtë si mundësi.

“Nuk mundemi ne të votojmë për mandatet e deputetëve të tjerë, ndërsa ata të mohojnë ekzistencën e vetë, duke tentuar që me e demtua në këtë rast koalicionin dhe kryeministrin Albin Kurti.  Opsioni tjetër që unë mendoj që është real dhe që mundet me ndodhë dhe që mundet me qenë në dobi ndoshta edhe të Kosovës dhe të leksionit të këtyre që mohojnë vullnetin e qytetarëve. Meqenëse, PDK-ja ka dalë me propozime konkrete. E pash që kryetari i kësaj partie, ka deklaruar që data 15 qershor mund të jetë njëra prej datave të përshtatshme për zgjedhje të reja. Unë mendoj që nuk është propozim i keq. S’po them që e përkrahi, por s’është propozim që duhet me hedh poshtë. Bile, ka bërë mirë që nuk ka bërë një propozim të mëhershëm, posaçërisht me atë pjesën që ndërlidhet me datën 12 qershor, për shkak që është Dita e Çlirimit. Ta festojmë këtë festë, dhe është mundësia që edhe data 15 qershor të jetë një datë që potencialisht, ose një datë tjetër e mbajtjes së zgjedhjeve të reja”, tha Peci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai thotë se LVV-ja nuk është duke bërë kalkulim me opsionin e dytë, por që sipas tij është legale dhe Kushtetua e Kosovës e lejon edhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Nuk është kalkulim, është çështje legale dhe kushtetuese. Ne nuk jemi për të shkaktuar shkelje ligjore dhe kushtetuese”, deklaroi ai.

Share5Tweet3

Postime të ngjashme

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Aktgjykimi i radhës në Hagë- seanca vendimtare në rastin Thaçi 2

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën