Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se Kosova ka shënuar një zhvillim të hovshëm në sektorin e bujqësisë gjatë katër viteve të fundit.
Në një postim në Facebook, Peci ka theksuar se ky progres është arritur përmes meritokracisë, transparencës dhe rikthimit të besimit qytetar.
“Kosova, në katër vitet e fundit, ka shënuar zhvillimin më të hovshëm në historinë e bujqësisë, të ndërtuar mbi meritokracinë, transparencën dhe rikthimin e besimit qytetar, siç dëshmohet qartë nga shifrat dhe raportet zyrtare”, ka shkruar Peci./teve1.info/









