TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peci kundër peticionit: Pse të na shkarkojë dikush tjetër

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kryetari i Zveçanit: Është e pamundur që të vazhdohet puna në Komunë për shkak të situatës

Kryetarit i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, shprehet kundër nismës së Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të komunave përmes nismës së peticionit. Thotë se preferon një marrëveshje ndrydhe, meqë nuk e sheh të arsyeshëm shkarkimin nga “dikush tjetër”.

Peci është shprehur optimist se do të dalë fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në katër komunat në veri të vendit.

“Kjo mënyra e peticionit mua nuk është aspak duke më pëlqyer, për shkak se pse me ia dhënë mundësinë dikujt tjetër të të shkarkojë ty, kur ne mundemi si kryetarë të komunave së bashku me kryeministrin të arrijmë një marrëveshje ndryshe për të mirën e qytetarëve… PDK-ja prej pasluftës vetëm njëherë i ka humbur zgjedhjet këtu në Komunën e Zveçanit, gjithmonë kemi qenë të parët dhe shpresoj përsëri do të jemi”, ka thënë ai në një intervistë për KP-në.

Peci, i cili po vazhdon të kryej detyrën e tij nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, ka theksuar se punët në përgjithësi janë duke shkuar mirë, derisa përmend mungesën e qasjes në buxhet si problemin kryesor, për të cilin, siç u shpreh, po ju krijon probleme të mëdha.

“Punët janë duke ecur mirë, duke llogaritur kabinetin, drejtorët, do të thotë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe unë si kryetar Komune jam duke u munduar në këtë drejtim që të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, mirëpo problemi kyç është se ende nuk na është lejuar qasja në buxhet, andaj po kemi probleme në këtë drejtim. Kemi kërkesa nga të gjithë qytetarët, si ata shqiptarë ashtu edhe serbë. Kemi bllokadë në të gjitha format për shkak të buxhetit, ky është problemi kyç, kurse punët tona dhe shërbimet jemi duke i kryer”, ka deklaruar ai.

Ai ka deklaruar se mban takime me qytetarë serbë të komunës që e udhëheq.

“Shumë mirë deri tani, kanë interesim, kemi takime me qytetarët serbë të Komunës së Zveçanit, kanë kërkesat e tyre për rrugë, ujësjellës, rrymë, do të thotë për të gjitha… Për cdo ditë, tani momentalisht janë tre-katër qytetarë serbë duke marrë dokumentacionin që ju duhet, shërbimi ju kryhet në mënyrën më të mirë, kështu që deri tani gjithçka është në rregull… Një numër i madh i qytetarëve pa dallim janë të interesuar për bashkëpunim, për konkurset kur hapen janë të interesuar të aplikojnë si serbët ashtu edhe shqiptarët, do të thotë deri tani jam i kënaqur me sjelljet e qytetarëve të Komunës së Zveçanit, gjithmonë mund të ketë pakicë e cila kundërshton’”, ka theksuar Peci.

Ai ka folur edhe për shkarkimin e nënkryetares së kësaj komune, Sllagjana Pantoviq.

“[Sllagjana Pantoviq] Asnjëherë prej ditës kur e ka nënshkruar vendimin nuk është lajmëruar në punë, sa herë e kemi thirr, asnjëherë nuk është lajmëruar dhe gjithnjë ka qenë në kundërshtim me zyrtarët të cilët janë serbë dhe punojnë ende në Komunën e Zveçanit dhe për shkak të politikës së saj partiake dëshironte të shkarkonte ata zyrtarë dhe t’i marrë të partisë së saj. Unë këtë nuk e lejova sepse s’kam të drejtë, dhe shumë gjëra tjera, pastaj ka bërë disa postime të cilat nuk më kanë pëlqyer, dhe kam marr vendim dhe e kam shkarkuar”, ka deklaruar Peci.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë besim në punën e tij.

Presidentja, Vjosa Osmani, të martën ka thënë se Kosova është duke e zbatuar me besnikëri marrëveshjen e Bratislavës, sipas të cilës janë reduktuar forcat policore në dhe për rreth objekteve komunale në komunat veriore. Ajo ka thënë po ashtu se është duke u krijuar edhe baza ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për 1 kilogram drogë, e fshihte në garazhin e shtëpisë

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për 1 kilogram drogë, e fshihte në garazhin e shtëpisë

Ministria e Mbrojtjes konfirmon lajmin e Tëvë1: Sot janë pranuar dronët “SkyDagger 15”

Ministria e Mbrojtjes konfirmon lajmin e Tëvë1: Sot janë pranuar dronët “SkyDagger 15”

Zgjedhjet lokale, Orav: Provë për demokracinë që sjell shanse të reja për Kosovën

Zgjedhjet lokale, Orav: Provë për demokracinë që sjell shanse të reja për Kosovën

Pamje ekskluzive nga Aeroporti i Prishtinës – Mbërrijnë dronët kamikazë “SkyDagger 15″

Osmani dekoron presidentin e FIFA-s

Osmani dekoron presidentin e FIFA-s

Zgjedhjet lokale, Orav: Provë për demokracinë që sjell shanse të reja për Kosovën

Zgjedhjet lokale, Orav: Provë për demokracinë që sjell shanse të reja për Kosovën

Infantino me fjalë të mëdha për Kosovën, ndihet si në shtëpi

Infantino me fjalë të mëdha për Kosovën, ndihet si në shtëpi

Pamje ekskluzive nga Aeroporti i Prishtinës – Mbërrijnë dronët kamikazë “SkyDagger 15″

Pamje ekskluzive nga Aeroporti i Prishtinës – Mbërrijnë dronët kamikazë “SkyDagger 15″

Vetëm 5 mijë tifozë në Leskovc

Vetëm 5 mijë tifozë në Leskovc

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën