TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Peach: Veprimet e Qeverisë së Kosovës, të pamatura

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Peach: Veprimet e Qeverisë së Kosovës, të pamatura

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i dërguar kryetarët e zgjedhur në objektet komunale në veri është i pamatur.

Peach ka thënë se ky vendim ka pasur pasoja shumë të dëmshme.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka bërë të ditur se përveç kryeministrit Kurti, Peach ka takuar edhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, KFOR-in dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Teksa thuhet se vizita e tij në Kosovë vjen në një kohë serioze.

“Në takimet me qeverinë kam dhënë një mesazh shumë të qartë: veprimi i Qeverisë së Kosovës për të instaluar kryetarët e komunave në ndërtesat komunale me forcë, ka qenë i pamatur dhe ka pasur pasoja të dëmshme. Është e nevojshme që të gjitha palët të de-përshkallëzojnë situatën tani”, ka thënë emisari britanik.

Ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës por sipas tij, veprimet e njëanshme do ta bëjnë këtë më të vështirë.

“Unë kam ndjekur nga afër ngjarjet dhe kam folur me kolegë në Uashington, Bruksel dhe më gjerë. Ato biseda më kanë bërë të qartë se ngjarjet e fundit kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe reputacionin e saj me aleatët e saj. Mbretëria e Bashkuar i ka qëndruar Kosovës në kohët më të mira dhe më të këqija, si mike dhe mbështetëse dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, por veprimet e njëanshme vetëm sa do ta bëjnë këtë edhe më të vështirë”, ka thënë Peach.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës çlirimtare

OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës çlirimtare

Bajrami akuzon Qeverinë e Kosovës për shfrytëzim të krizës me naftën

Bajrami akuzon Qeverinë e Kosovës për shfrytëzim të krizës me naftën

​Ish-presidentja Osmani: Beteja e Koshares ka lënë amanet ruajtjen e shtetit si sytë e ballit

​Ish-presidentja Osmani: Beteja e Koshares ka lënë amanet ruajtjen e shtetit si sytë e ballit

Ali Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet politike në Maqedoni të Veriut

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

Juventusi interesohet për Gjimshitin

Juventusi interesohet për Gjimshitin

​Ish-presidentja Osmani: Beteja e Koshares ka lënë amanet ruajtjen e shtetit si sytë e ballit

​Ish-presidentja Osmani: Beteja e Koshares ka lënë amanet ruajtjen e shtetit si sytë e ballit

Barcelona paralajmëron ankesë në UEFA

Barcelona paralajmëron ankesë në UEFA

Ali Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet politike në Maqedoni të Veriut

Ali Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet politike në Maqedoni të Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën