TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PE miraton rezolutë për Serbinë, kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
PE miraton rezolutë për Serbinë, kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet

Me një rezolutë urgjente që ka miratuar të enjten, Parlamenti Evropian (PE), i ka dënuar parregullsitë që janë raportuar gjatë zgjedhjeve të fundit në Serbi, ka kërkuar hetim ndërkombëtar dhe ka bërë ftesë që të kushtëzohet vazhdimi i procesit të negociatave të anëtarësimit me respektimin e standardeve demokratike të BE-së.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe krahinore më 17 dhjetor 2023.

Rezoluta mori një mbështetje të fuqishme gjatë votimit. Në favor të rezolutës votuan 461 deputetë, nga 557 sa ishin të pranishëm, kundër ishin vetëm 53, ndërsa abstenuan 43.

Në tekstin e rezolutës, i cili ishte rezultat i bisedimeve të disa grupeve politike të PE-së, shprehet keqardhje për faktin se Serbia nuk ka siguruar zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve dhe normave ndërkombëtare, si dhe për shkak të refuzimit të autoriteteve të Serbisë që të pranojnë se kanë ndodhur parregullsi në zgjedhje.

“Bëjmë thirrje për hetime të pavarura nga ekspertë dhe institucione të respektuara ndërkombëtare për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale , me kujdes të posaçëm në zgjedhjet për asamblenë e qytetit të Beogradit”, thuhet në rezolutë.

Deputeti i Parlamentit Evropian, Andreas Schieder, i cili ka qenë edhe anëtar i misionit vëzhgues evropian gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi, ka thënë se me këtë rezolutë i dërgohet mesazh i qartë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe partisë në pushtet, se duhet t’i respektojnë standardet demokratike ndërkombëtare dhe të marrin përgjegjësi për parregullsitë sistematike në procesin e zgjedhjeve.

Me këtë rezolutë, Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të shqyrtojë dërgimin e një misioni ekspertësh në Serbi, për të vlerësuar situatën dhe zhvillimet pas zgjedhjeve të fundit dhe të bëjë përpjekje për të lehtësuar një dialog shoqëror, i cili do të çonte deri te kthimi i besimit në institucione.

Parlamenti Evropian dënon mungesën e pluralizmit politik gjatë procesit zgjedhor, favorizimin e partisë në pushtet nga ana e mediave gjatë fushatës, fushatat e shumta të dezinformimit, në të cilat, sipas tekstit, ishin përfshirë mediat pro- qeveritare në Serbi, por edhe media dhe organizata nga Rusia.

Ndër parregullsitë më të shpeshta në zgjedhjet në Serbi të zhvilluara më 17 dhjetor të vitit 2023, PE përmend votimin e shtetasve nga vendet tjera, posaçërisht nga Bosnja e Hercegovina në zgjedhjet lokale, sjelljen në mënyrë të organizuar të votuesve në vendvotime nga partia në pushtet, shlyerjen e votuesve nga regjistri në disa raste, joshjen e paligjshme të votuesve dhe forma tjera të shkeljeve të parimeve të zgjedhjeve të lira.

Në tekstin e rezolutës dënohet edhe përdorimi i tepruar i forcave policore në Serbi ndaj demonstruesve gjatë protestave kundër parregullsive në zgjedhje.

Po ashtu, deputetët e Parlamentit Evropian dënojnë edhe sulmet verbale nga përfaqësuesit e pushtetit në Serbi ndaj vëzhguesve nga BE-ja, si dhe pohimet se vende të BE-së ishin përfshirë në organizimin e protestave pas zgjedhjeve, pohime të cilat nuk janë dëshmuar në asnjë rast.

“Parlamenti Evropian ka shprehur edhe keqardhje për atë që e ka quajtur ‘mungesë e kritikave të zëshme nga Komisioni Evropian’, posaçërisht nga komisionari për zgjerim, në një varg dyshimesh për mashtrime zgjedhore në Serbi dhe bën ftesë që Komisioni t’i adresojë pa vonesa këto çështje që sollën deri te dyshimet”, thuhet në tekst./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fejza: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, LVV po punon për një marrëveshje për presidentin

Fejza: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, LVV po punon për një marrëveshje për presidentin

Gjilani miraton buxhetin prej 43.6 milionë eurosh për vitin 2027

Gjilani miraton buxhetin prej 43.6 milionë eurosh për vitin 2027

Rrjeti i Grave kërkon më shumë punonjës socialë në buxhetet komunale për 2027

Rrjeti i Grave kërkon më shumë punonjës socialë në buxhetet komunale për 2027

Në trevjetorin e rënies së Afrim Bunjakut, Sveçla ndan Medalje për Shpëtim Jete për 11 policë

Presidenti palestinez në OKB: Çfarë po prisni për ta mbrojtur popullin tonë?

Presidenti palestinez në OKB: Çfarë po prisni për ta mbrojtur popullin tonë?

Dua Lipa shënon një tjetër sukses, “Training Season” kalon 1 miliard dëgjime

Dua Lipa shënon një tjetër sukses, “Training Season” kalon 1 miliard dëgjime

Emisioni “Ditari” 24.09.2026

Emisioni “Ditari” 24.09.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën