TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK: Rozeta Hajdari ministre e paaftë, protagoniste e skandaleve

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ministrja Hajdari paralajmëron zbritje të çmimeve të produkteve bazë

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetojnë përgjimet e publikuara lidhur me rezervat shtetërore.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha organet duhet të ndërhyjnë së pari për të ndal abuzimet tjera dhe për të vënë para drejtësisë përgjegjësit, e që sipas saj në krye qëndron ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

“Keqpërdorimi me rezervat shtetërore, është një nga skandalet korruptive që cenojnë jo veç rezervat, por edhe integritetin e përgjithshëm të institucioneve publike”, tha deputetja Hoxha, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Deputetja Eliza Hoxha rikujtoi se Partia Demokratike e Kosovës tash e 6 muaj me radhë e ka ngritur shqetësimin e saj në raport me rezervat shtetërore dhe dyshimet e bazuara për keqpërdorime, si në rezervat e grurit dhe sot kur po flasim edhe për rezervat e vajit.

“Rozeta Hajdari, është një ministre e paaftë, e cila për dy vite e gjysmë, jo vetëm që nuk ka pasur kurrfarë rezultati, por ka qenë protagoniste e skandaleve të njëpasnjëshme. Po ju përkujtoj që Rozeta Hajdari është ministre e dënuar dhe me aktakuzë për dy çështje të ndryshme. Dhe si duket kjo nuk i mjafton dhe tashmë e shohim teksa zhytet edhe më thellë në afera korruptive”, tha Hoxha.

Ajo tha se përgjimet e publikuara nga mediat, dëshmojnë për negociatat e qeverisë së Albin Kurtit me palë të treta, për kompani fiktive e me llogari bankare fiktive. Dhe mbi të gjitha, për pagesën e vajit, i cili nuk ka arritur kurrë në Kosovë.

Deputetja Hoxha tha se ministrja Rozeta Hajdari si instrument i Kryeministrit Albin Kurti, veproi njësoj edhe duke ia revokuar licencën Klan Kosovës, që është njëri prej mediumeve më të mëdha në vend, i ngritur me mundin e qindra gazetarëve dhe punëtorëve të gjerë, të cilët, për vite me radhë kanë dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në informimin e qytetarëve tanë.

“Ky veprim i paprecedent, përbën një akt autoritar që ndodhë në një shoqëri demokratike, dhe shpërfaq zellin e madh që ka Albin Kurti dhe qeveria e tij kundër mediave dhe fjalës së lirë. Me këtë veprim, kryeministri Albin ia ka vënë një njollë të errët Republikës së Kosovës dhe rendit tonë demokratik, të cilin e kemi aspiruar dhe e duam në mesin tonë”, tha Hoxha.

Mbyllja arbitrare e një mediumi që nxiti reagime të shumta vendore e ndërkombëtare, sipas deputetes Hoxha jo vetëm që nuk mund të arsyetohet, por përbën një kërcenim të hapur për sistemin e vlerave demokratike dhe është i pa pranueshëm.

 

 

 

“Prandaj, për Partinë Demokratike zgjedhjet janë të pashmangshme dhe duhet të ndodhin sa më parë në mënyrë që Kosova të rikthehet në profilin e saj si një shtet i ri e plot shpresë dhe me orientim të qartë e zhvillim shoqëror dhe ekonomik e demokratik”, tha deputetja Eliza Hoxha.

Tags: pdkRozeta Hajdari
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis takimi i presidentes me liderët politikë

Presidentja shpërbën Kuvendin, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Peci: 28 dhjetori është data ideale për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Peci: 28 dhjetori është data ideale për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Haradinaj: AAK ka propozuar datën 21 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve

Haradinaj: AAK ka propozuar datën 21 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve

Përfundon takimi i Osmanit me liderët e partive politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Përfundon takimi i Osmanit me liderët e partive politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Milani nis mbarë vitin e ri, fiton ndaj Salernitana

Pulisic dhe Leao rikthehen së bashku pas gati 100 ditësh

Nis takimi i presidentes me liderët politikë

Presidentja shpërbën Kuvendin, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Gallapeni dominon në kualifikueset e Botërorit

Gallapeni dominon në kualifikueset e Botërorit

Peci: 28 dhjetori është data ideale për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Peci: 28 dhjetori është data ideale për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Haradinaj: AAK ka propozuar datën 21 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve

Haradinaj: AAK ka propozuar datën 21 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve

Përfundon takimi i Osmanit me liderët e partive politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Përfundon takimi i Osmanit me liderët e partive politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Pas 13 vitesh, rikthehen Skillz

Pas 13 vitesh, rikthehen Skillz

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën