TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK: Regres i madh politik dhe ekonomik, zgjedhje të parakohshme sa më parë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
PDK: Regres i madh politik dhe ekonomik, zgjedhje të parakohshme sa më parë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë së Partisë, në të cilën u diskutua për aktualitetin politik në vend, përfshirë skandalet dhe aferat e njëpasnjëshme të Qeverisë.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se gjendja në Kosovë, për shtetin dhe qytetarët, është e rëndë dhe vjen si pasojë e paaftësisë qeverisëse, keqqeverisjes dhe abuzimeve të shumta.

Përfshirja e këtij pushteti në afera të ndryshme, prej atyre me energjinë, rezervat shtetërore, tekstet shkollore, trafikimin e substancave narkotike, keqmenaxhimin e institucioneve të ndryshme dhe keqpërdorimet e shumta të detyrave zyrtare – shpërfaqin karakterin e vërtetë të kësaj Qeverie.

PDK shpreh shqetësimin e madh që si pasojë e kësaj qeverisjeje, mbi 150 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin në dy vitet e fundit, është rritur kosto e jetesës dhe çdo ditë po rritet numri i familjeve kosovare që po shkojnë drejt pragut të varfërisë. Për më shumë, është dëmtuar mirëqenia e qytetarëve dhe progresi i shtetit, ku si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare, janë dëmtuar aleancat strategjike të shtetit dhe Kosova ka humbur një sërë fondesh të mëdha ndërkombëtare.

Pikërisht, nisur nga ky realitet i hidhur politik dhe ekonomik në vend, Këshilli Drejtues i PDK-së, në mbledhjen e  mbajtur më 3 korrik 2023, kishte marrë vendim për pezullimin e çdo komunikimi zyrtar dhe ndërprerjen e bashkëpunimit institucional me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani – Sadriu, si dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Në këtë kontekst, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, si rezultat i mosrespektimit të këtij vendimi nga disa anëtarë të saj nga Dega në Gjilan, në mbledhjen e sotme ka vendosur që të përjashtojë nga të gjitha strukturat e saj, tre anëtarë: Leonora Morina – Bunjakun, Enver Shabanin dhe Bajram Isufin.

Zyrtarët e përjashtuar nuk kanë zbatuar qëndrimet partiake dhe vendimin e Këshillit Drejtues të PDK-së edhe pas kërkesës me shkrim të datës 31 korrik 2023, të komunikuar zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, dhe kanë vazhduar të shërbejnë Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit, përkundër prishjes së koalicionit kohë më parë.

Gjatë këtij takimi u vlerësua shumë edhe organizimi i suksesshëm i “Muajit të Rinisë” nga Rinia Demokratike e Kosovës, ku, përgjatë tërë muajit gusht janë në proces të realizimit 24 aktivitete nga më të ndryshmet, në shumicën e komunave të Kosovës. Të rinj e të reja të shumtë i janë bashkuar Rinisë Demokratike, duke shfaqur talentin e tyre, por edhe përkushtimin e vendosur që të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për ta.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes të gjitha organeve dhe zyrtarëve të saj, mbetet e angazhuar që të mbrojë interesin e shtetit dhe të qytetarëve. Për PDK-në, kjo Qeveri tashmë e ka humbur çdo kredibilitet dhe nevoja për t’u rikthyer tek qytetarët, përmes zgjedhjeve të parakohshme, është e domosdoshme. Kosova, sot, para se gjithash, ka nevojë për një Qeveri kredibile, të përgjegjshme, të aftë dhe e cila, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, do ta rikthejë vendin në kursin e duhur të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën