TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK: Qeveria Kurti po jeton jashtë realitetit ekonomik

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
PDK: Qeveria Kurti po jeton jashtë realitetit ekonomik

Ai deklaroi se gjatë këtij viti janë varfëruar dhe ekonomia ka shënuar rënie të madhe, teksa e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që urgjentisht të zbresë tek qytetarët në terren dhe do ta kuptojë shumë shpejtë realitetin.

“Në kohën kur Kosova po shënon krizën më të rëndë ekonomike në 22 vitet e fundit, kur qytetarët po varfërohen çdo ditë e më tepër për shkak të rritjes së çmimeve dhe rritja ekonomike po bie me ritëm të shpejtë, Kryeministri i vendit paraqiti disa tregues përmes të cilëve po synon t’i bindë qytetarët se ata nuk po ballafaqohen me vështirësi ekonomike, por po e jetojnë një periudhë të lulëzimit të ekonomisë. Si duket, në këtë vend, vetëm Kryeministri dhe vartësit e tij dhe askush tjetër besojnë se ekonomia e vendit po lulëzon”, tha Mustafa.

Madje, ai deklaroi se kryeministri Kurti po ashtu vazhdoi praktikën e vartësve të tij për t’i prezantuar zhvillimet ekonomike përmes treguesve nominalë.

Sipas Mustafës, edhe njohësit më modestë të ekonomisë e kuptojnë shumë mirë që në kohë inflacioni, treguesit nominalë ofrojnë informacione të shtrembëruara dhe nuk e paraqesin realitetin, pasi që në llogaritje nuk përfshijnë efektin e inflacionit.

“Kryeministri po deklaron se ka krijuar 40 mijë vende të reja pune, por ndoshta e ka fjalën për Gjermaninë ose vendet tjera ku po imigrojnë të rinjtë tanë”, deklaroi Mustafa.

Udhëheqësi i Departamentit për Financa në KQM ka paraqitur të dhënat zyrtare të ekonomisë në vend, të cilat sipas tij i demantojnë propagandat qeveritare.

“Norma e inflacionit për produktet esenciale është mbi 20%, që do të thotë se paratë në duar e qytetarëve sot vlejnë rreth 20% më pak sesa që kanë vlejtur para një viti. Në këtë normë të lartë inflacioni, kontribut shumë të rëndësishëm ka dhënë refuzimi i Qeverisë së Kosovës për të ndërmarrë masa fiskale që do ta frenonin rritjen e çmimeve. Norma reale e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2022 ishte vetëm 2.1%, rritja e më e ulët e shënuar gjatë një tremujori të dytë që nga viti 2014, përjashtuar pandeminë në vitin 2020. Me këtë ritëm, si dhe duke pasur parasysh pritjet për krizën e energjisë gjatë dimrit, ekonomia e vendit shumë lehtë mund të shkojë drejtë recesionit. Kjo do të nënkuptonte më pak vende pune dhe më pak të ardhura për qytetarët”, Mustafa.

Mustafa shtoi se ndërprerjet e furnizimit të energjisë elektrike gjatë muajve të verës ishin paralajmërimi më i mirë për atë se çka po na pret gjatë dimrit.

“Tani kur veç kanë filluar të bien temperaturat dhe është bërë vonë për çfarëdo reagimi, Qeverisë i bie në mend për të ofruar mbështetje për familjet vetëm sa për të figuruar në listën e veprimeve të Qeverisë dhe jo se pritet ndonjë efekt real i atyre masave. Subvencionimi për blerjen e stufës së peletit nuk ka kuptim, kur çmimi i peletit është rritur për 300%.”, tha ai.

Ai tha se gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti, Kosova ka shënuar rënie të investimeve të sektorit publik, rënie të investimeve të sektorit privat dhe rënie të sasisë së mallrave të eksportuara.

Për sa i përket tregut të punës, Mustafa deklaroi se Qeveria ende nuk ka publikuar asnjë statistikë zyrtare për vitin 2022, ndërsa bazuar në dinamikat aktuale të ekonomisë dhe migrimit të madh të të rinjve nuk ka arsye për të vlerësuar se tregu i punës po kategorizohet me zhvillime pozitive.

“Ndërsa, Kryeministri i vendit, në vend se të kyçet seriozisht në debatin për menaxhimin e situatës së rëndë ekonomike, ai paraqitet para publikut me një komoditet të paparë, sikur ekonomia jonë të ishte në bum ekonomik dhe kjo krizë e rëndë të mos ekzistonte fare. Unë besoj se Kryeministri i Kosovës e kupton mirë që ajo nëpër të cilën po kalon ekonomia e vendit nuk është progres, por është krizë e rëndë. Nëse me të vërtetë ende nuk po e kupton, atëherë duhet që urgjentisht të zbresë te qytetarët dhe do ta kuptojë shumë shpejtë”, tha Mustafa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha shpreh keqardhje që Kuvendi nuk miratoi buxhetin dhe disa “çështje të rëndësishme”

Basha shpreh keqardhje që Kuvendi nuk miratoi buxhetin dhe disa “çështje të rëndësishme”

Hyseni thotë se punën e kryetarit mundesh me ushtru vetëm në objektin e komunës

Hyseni: Gjilani po përballet me probleme buxhetore si Prishtina, e kemi menaxhuar ndryshe

Isufi: Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ish-opozita, VV nuk i siguron dot votat

Isufi: Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ish-opozita, VV nuk i siguron dot votat

Kurti: Ndërtimi i politikave që lehtësojnë jetën komuniteteve joshumicë, kanë qenë lart në prioritetet

Kurti: Helmimi i nxënësve, një prej krimeve më makabre të kryera nga Serbia

Basha shpreh keqardhje që Kuvendi nuk miratoi buxhetin dhe disa “çështje të rëndësishme”

Basha shpreh keqardhje që Kuvendi nuk miratoi buxhetin dhe disa “çështje të rëndësishme”

Bregu Perëndimor: Mbi 50,000 palestinezë të bllokuar nga operacioni izraelit në Tubas

Bregu Perëndimor: Mbi 50,000 palestinezë të bllokuar nga operacioni izraelit në Tubas

Hyseni thotë se punën e kryetarit mundesh me ushtru vetëm në objektin e komunës

Hyseni: Gjilani po përballet me probleme buxhetore si Prishtina, e kemi menaxhuar ndryshe

Isufi: Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ish-opozita, VV nuk i siguron dot votat

Isufi: Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ish-opozita, VV nuk i siguron dot votat

Kurti: Ndërtimi i politikave që lehtësojnë jetën komuniteteve joshumicë, kanë qenë lart në prioritetet

Kurti: Helmimi i nxënësve, një prej krimeve më makabre të kryera nga Serbia

Shkencëtarët zbulojnë pesë epokat e trurit

Shkencëtarët zbulojnë pesë epokat e trurit

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën